E shtunë, 10 Tetor 2026 Film TV deri në 00:30 Në vijim ora 00:30: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Palestinezja u vra nga babai, policisë së Tiranës i vjen përgjigjja nga Interpoli

Policisë së Tiranës i kanë mbërritur dokumente nga Interpoli që konfirmojnë se 24 vjecarja palestineze Rayyan Alwan u vra nga babai i saj, Fadi Alwan disa ditë më parë në kryeqytet.

Motivet e krimit të rëndë janë ende të paqarta, ndaj do të duhet të zbulohen dhe anëtarë të tjerë të familjes për të mësuar më shumë se pse e reja u godit për vdekje me thikë nga babai i saj.

Reklamë

Interpol ndërkohë është duke ndjekur gjurmët e 49-vjeçarit Fadi Alwan, i cili dyshohet se fshihet në Liban.

Burime nga policia bëjnë me dije se nga këqyrja e kamerave ka rezultuar se gjithë komunikimet ne aeroport apo te shtëpia që kishin marrë me qira në Tiranë i kryente vetëm i ati pasi 24-vjeçarja nuk fliste fare.

Reklamë

Policia kishte dyshime se dy palestinezët kishin përdorur dokumente false por deri më tani nuk ka rezultuar një gjë e tillë.

Ngjarja e rëndë u zbulua në 27 shkurt, ndërkohë që rezulton se autori i krimi është larguar nga Shqipëria më 22 shkurt.

Kjo për hetuesit tregoi se e reja kishte të paktën 5-6 ditë që kishte humbur jetën nga goditjet me thikë.

Krimi u zbulua kur pronarja e shtëpisë që ata kishin marrë me qira hyri brenda pasi prej ditësh ata nuk i përgjigjeshin./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë