Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë takimit me asambletë e PS, 5,6, 13 dhe 14 se Shqipëria është një nga vendet që ka bërë më shumë progres sa i përket hapave drejt integrimit Europian.
Sipas tij Shqipëria ëhstë një nga vendet që ka bërë hapjen më të shpejt të grupkapitujve. Ai tha se integrimi në BE ëhstë një hakmarrje e fortë ndaj çdo europiani që ka penguar Shqipërinë.
“Kemi bërë hapin më të shpejt në hapjen e kapitujve krahasuar me vendet e tjera. Kjo ëhstë diçka që unë personalisht e përjetoj si hakmarrje, hakmarrje për të gjitha JO-të dhe poshtërimet që na kanë bërë në 100 vite. Hakmarrje për gjithë çfarë kanë hequr shqiptarët. Mbi të gjitha hakmarrje për fëmijët tanë, duhet të fusim shqiptarët në BE”, tha Rama.





