Policia e Tiranës ka ushtruar kontrolle ne kryeqytet, Durrës, Shijak dhe zonat përreth, për arrestimin e Julian Gjoshit, autori i dyshuar i vrasjes së Alfred Dedjas pasditen e së dielës (1 dhjetor) në një lokal në zonën e Ndroqit.
Deri në këto momente i riu nuk është kapur nga policia, ndërkohë kontrolle po ushtrohen edhe në banesat e familjarëve, miqve dhe bizneseve të tij ku dyshohet se mund të jetë fshehur.
Lexo edhe :
Related Posts
Grupi hetimor ka shkuar edhe paraditen e kësaj të hëne ne lokalin në zonën e Ndroqit ku ndodhi vrasja, ku vijojnë hetimet për gjetjen e provave të tjera që pritet të ndihmojnë në zbardhjen e ngajrjes së rëndë.
Sipas burimeve, Julian Gjoshi ka qenë i ulur në një tavolinë i shoqëruar nga një person tjeter.
Viktima pasi është futur në lokal është ulur në tavolinë me të dhe pas një debati mes tyre , autori e ka qëlluar me të paktën 5 plumba ku 3 prej tyre e kanë kapur 50-vjeçarin duke i shkaktuar vdekjen.
Madje autori nuk e ka nxjerre pistoleten, por ka qëlluar nga brenda xhupit të tij.
Gjithashtu armë zjarri tip pistolete ka patur edhe vetë viktima të cilën nuk e ka përdorur sepse ngjarja ka ndodhur brenda pak sekondash.
Nga ana tjetër janë shoqëruar 20 persona, të cilët janë marrë në pyetje pasi mund të kenë dijeni për ngjarjen.
Po ashtu është shoqëruar edhe personi që ka qenë në tavolinë me autorin e viktimën, i cili ka shpjeguar dinamikën e ngjarjes.
Ai ka mohuar të kishte dijeni për konfliktin që shtyu autorin Julian Gjoshi të qëllojë 50-vjeçarin Alfred Dedja.
Pista paraprake e hetimt mbetet ajo e konflikteve për shkak të pazareve të drogës.
Të dy njiheshin prej kohësh dhe kishin shoqëri të përbashkët, madje viktima përpara disa kohësh ka punuar si menaxher te kompleksi “Golden” ne pronësi të Altin Hajrit. Autori është kunati i Hajrit.
Madje në një nga dosjet që po hetohet nga SPAK, ka dalë në pah se Altin Hajri ka ndërhyrë përmes ish-deputetit Jurgis Çyrbja për të liruar nga burgu autorin e ngjarjes në 2021 kur ky i fundit ishte arrestuar për armëmbajtje pa leje.
Autori është me precedent penale jo vetëm për armë mbajtje pa leje por edhe vepra të tjera penale. Gjithashtu dhe vitkima që jetonte mes Shqipërisë dhe Italisë është me precedent penalë në fushën e narkotikëve./vizionplus.tv







