Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
14 August 2026
Vizion fokus

Trump: Shumë shpejt do e shpallim Ngushticën e Hormuzit...

Pamje apokaliptike! Zjarret përfshijnë Britaninë, banesat digjen plotësisht nga...

Izraeli surprizohet nga shpejtësia e rimëkëmbjes ushtarake të Iranit

Gjermania në alarm nga zjarret! Evakuohen mijëra banorë pasi...

Evropa rrit ndihmën ushtarake për Ukrainën

Dita e 76-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Rrezikonin të mbyteshin në det pas përkeqësimit të motit,...

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes jep...

Dita e 76-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Moti i keq në Japoni, shkon në tetë numri...

Vrasja në Ndroq, policia i gjen pistoletë edhe viktimës! Asnjë gjurmë nga Julian Gjoshi

1 Dhjetor 20:23

Policia po vijon hetimet intensive pas vrasjes së 50-vjeçarit Alfred Dedja pasditen e sotme në Ndroq. Autor i dyshuar i ngjarjes është Julian Gjoshi, i cili u largua pas krimit me një makinë tip “Benz”.

Vision Plus mëson se edhe viktima, Alfred Dedja ka pasur pistoletë.  Ngjarja e rëndë ndodhi në një lokal rreth orës 15:30.

Lexo edhe :

Related Posts

Ekzekutohet 50-vjeçari në Ndroq, u qëllua në restorant nga një 27-vjeçar, dyshime për pazaret e drogës
Gjoshi qëlloi me pistoletë nga xhepi i xhupit, dy plumba e kapën në trup 50-vjeçarin, policia shoqëron disa persona
Alfred Dedja (majtas) dhe autori i dyshuar, Julian Gjoshi (djathtas)
Viktima e vrasësi në një tavolinë, i riu qëlloi për vdekje 50-vjeçarin Alfred Dedja pas debatit mes tyre
Altin Hajri dhe Jurgis Çyrbja
Vrasja në Ndroq, autori i dyshuar kunat i Altin Hajrit, i kërkoi ndihmë ish-deputetit Çyrbja ta nxirrte nga burgu në vitin 2021

Dyshohet se shkak është bërë prishja e pazareve të drogës.

Ndërsa autori i dyshuar, Julian Gjoshi është një emër i njohur për policinë. Ai është arrestuar në vitin 2021 për armëmbajtje pa leje.

Gjithashtu Gjoshi, nga Shijaku, rezulton kunati i Altin Hajrit, pronarit të kompleksit “Golden” i kërkuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës në vitin 2020.

Ndëra Vizion Plus mëson se viktima Alfred Dedja disa vite më parë ka qenë menaxher te “Golden Resort”, i cili është në pronësi të Altin Hajrit.

Emri i Hajrit del edhe në dosjen e ish-deputeti socialist, Jurgis Çyrbja.

Hajri i ka kërkuar Jurgis Çyrbjas të ndërhynte për ta liruar kunatin e tij Julian Gjoshi, pas arrestimit në vitin 2021.

Ndaj Gjoshit u vendos masa e sigurisë “arrest shtëpise” dhe më pas u dënua me shërbim prove.

Ish-deputeti Jurgis Çyrbja është vënë në pranga, ndërsa SPAK ka zbardhur më herët dhe akuzat ndaj tij.

SPAK ka njoftur zyrtarisht se ish ligjvënësi ka qenë përdorues i aplikacioneve SKY dhe ka ndihmuar grupet kriminale me informacion.

Hetuesit kane arritur në përfundimin se nga analiza e akteve të administruara deri në këto momente, ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se funksionarë publik të paidentifikuar kanë nxjerrë sekrete shtetërore në shtatë raste.

Prokuroria njofton se për vënien në dijeni të personave në kërkim ish- deputeti është angazhuar personalisht ose përmes personit tjetër të arrestuar, Ahmet Masha, kunati i vëllait te tij.

Nga aplikacioni është zbardhur se ai ka ndihmuar pronarin e kompleksit, “Golden”, Altin Hajri të fshihet nga autoritetet kur po kërkohej për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.

Nga ana e tij Altin Hajri në këmbim të favoreve i ka ofruar Çyrbjas mbështetje dhe vota kur kandidonte për deputet në Qarkun e Durrësit në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Mbrëmjen e 20 tetorit ish- deputeti u prangos me urdhër të prokurorisë antikorrupsion. Bashkë më të u arrestua edhe Ahmet Masha ndërsa u shpall në kërkim për të dytën herë edhe Altin Hajri. Nga kontrollet e ushtruara janë sekuestruar pesë telefona celularë; një hard disk i jashtëm; një pajisje regjistrimi në formë pakete para dhe dokumente pronësie.

Ndaj te arrestureve rëndojnë tri akuza, korrupsion aktiv e pasiv, tregimi i sekretit shtetëror dhe përkrahja e autorit të krimit./vizionplus.tv

Posted Under:
Kronike Kryesoret Vendi
Tagged:
Alfred Dedja Julian Gjoshi

Nga e njëjta kategori

Rrezikonin të mbyteshin në det pas përkeqësimit të motit, policia ju shkon në ndihmë tre personave në Palasë

më shumë...

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes jep detajet e fundit

më shumë...

Arrestohet Siciljan Cakraj, djali i të akuzuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës! Kapet në Astir për drogë

më shumë...

Përplasja e dy helikopterëve në Psatha, autoritetet greke ende pa një shkak përfundimtar

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:55

Qepa kundër rrudhave, a funksionon vërtet kjo...

10:53

Trump: Shumë shpejt do e shpallim Ngushticën...

10:41

Pamje apokaliptike! Zjarret përfshijnë Britaninë, banesat digjen...

10:37

Izraeli surprizohet nga shpejtësia e rimëkëmbjes ushtarake...

10:23

Gjermania në alarm nga zjarret! Evakuohen mijëra...

10:21

Evropa rrit ndihmën ushtarake për Ukrainën

10:12

Mos i injoroni këto ndryshime në fytyrë,...

10:01

A ndikojnë ëndrrat në gjendjen tonë emocionale

9:47

Dita e 76-të e protestës, qytetarët nisin...

9:46

Jo vetëm lavamani, zbuloni vendet ku grumbullohen...

9:10

A është një dush i ftohtë mënyra...

8:48

Rrezikonin të mbyteshin në det pas përkeqësimit...

8:42

Situata e zjarreve në vend, Ministria e...

8:30

Dita e 76-të e protestës, qytetarët mblidhen...

7:54

Moti i keq në Japoni, shkon në...

7:42

Arrestohet Siciljan Cakraj, djali i të akuzuarit...

7:42

Përplasja e dy helikopterëve në Psatha, autoritetet...

7:20

Tiranë/ Përfshihet nga flakët apartamenti, shkumbohet kuzhina

6:31

Zjarret apokaliptike në Kroaci, një i vdekur,...

6:27

Stuhi e fortë dhe rrebesh shiu në...

Më të klikuarat

  • E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshën 62-vjeçare profesori i...
  • SPAK kërkon 40 hetues për BKH, ja kriteret që duhet të përmb...
  • Dy motrat humbin jetën tragjikisht në Lushnjë, policia jep d...
  • Maroku heq vizat për shqiptarët, vendimi hyn në fuqi më 15 g...
  • Arti në zi, ndahet nga jeta aktori dhe regjisori Osman Buzo
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.