Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
25 May 2026
Vizion fokus

Trump: Marrëveshja me Iranin do të jetë “e madhe”!...

“Opozita po shkon vetë te grepi”/ Rama: Së shpejti...

Tension në ajër në Egje, avionët turq kalojnë hapësirën...

“Tërmet” te Milani! Shkarkohen Tare, Alegri, Furlani dhe Monkanda...

Një grua tenton të futet brenda në Gjykatën e...

35-vjetori i PS në Durrës, Rama: Shqipëria më afër...

Takimi me Ramën dhe Nufin, Dendias: Do të mblidhet...

Protestat në Bolivi, presidenti i vendit përgjysmon rrogën e...

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme masive me dronë

Mundësi marrëveshjeje mes SHBA-së dhe Iranit!

Dënimi i vrasësit adoleshent, juristët: Mund të qëndrojë 17 vjet në burg

21 Nëntor 15:08

I mituri që qëlloi gjashtë herë për vdekje bashkëmoshatarin e tij pak metra larg shkollës “Fan Noli” mund të dënohet maksimalisht me 17 vite burg.

Prokuroria e Tiranës ashpërsoi akuzën me të cilën ai u referua nga policia nga “vrasje me dashje” në “vrasje në rrethana të tjera cilësuese”.

“Në momentin që një i mitur nga mosha 14 deri në 18 vjeç kryen krime, e para përjashtohet nga burgimi i përjetshëm dhe e dyta merr gjysmën e maksimumit të dënimit që është 17 vite burgim”, tha avokati Arbër Hoxha.  

“Po të ishte një i rritur do të shkonte përtej burgimit të përjetshëm. Sanksioni duhet të jetë i ashpër, jo vetëm për rastin konkret, pasi do ndodhin ngjarje të rënda. Mund të na ndodhë në masë, është një fenomen që duhet goditur. Është e tmerrshme të të ikë një fëmijë, nuk kam fjalë. Këtu jeta e njeriut është bërë pa vlerë. Kur ikën një fëmijë 14 vjeç më mjet prerës, është tronditëse dhe alarmante”, tha avokati Saimir Vishaj.

Avokati sqaron sesi funksionon Kodi Penal për të miturit që janë autorë të krimeve.

“Kodi Penal sanksionon që mosha për përgjegjësinë penale është 16 vjeç për kundravajtjet penale dhe 14 vjeç për krimet. Është e rëndësishme që ditën që është kryer vepra penale, personi duhet të ketë mbushur 14 vjeç, pra 14 vjeç e një ditë. Në momentin që është nën 14 vjeç nuk mban përgjegjësi penale, por sipas drejtësisë penale për të miturit, pavarësisht se nuk mban përgjegjësi penale, do të çohet në një Institut të rehabilitimit”, tha avokati Hoxha.

Megjithatë dy juristët, Saimir Vishaj dhe Arbër Hoxha nuk bien dakord për uljen e kufirit moshor për dënimin e të miturve.

“Duhen ndryshime në kodin penal. Nëse do të shohim në aspektin teorik penal Greqinë, është ulur mosha. Nëse ne e kemi 14 vjeç, mosha për përgjegjësinë penale është 12 vjeç, sepse ka evoluuar koha, aktualisht 12, 13 apo 14 vjeçarët kanë një mendje tjetër, 10 vjet apo vite të tëra, nga një brez në tjetrin, evoluon koha”, tha avokati Vishaj.

“Jo, nuk duhet ulur pragu moshor, ky është një institut tashmë 300 vjeçar, është një institute që e njeh gjithë sistemi romano-gjermanik. Por duhet bërë një punë më bindëse dhe politikat penale nuk duhet të jenë kaq të ashpra, se jo domosdoshmërisht politika penale sjell ulje të kriminalitetit”, tha avokati Hoxha.

Nëse ndaj autorit të krimit, Mario Përlleshi nëse gjykata vendos arrest në burg, atëherë ai do të shkojë në Institutin e të Miturve në Kavajë, në seksionin e paraburgimit derisa të njihet me vendimin përfundimtar./vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Kronike Kryesoret Vendi
Tagged:
Arbër Hoxha martin cani Saimir Vishaj

Nga e njëjta kategori

Një grua tenton të futet brenda në Gjykatën e Vlorës me thikë në çantë, ndalohet nga policia

më shumë...

35-vjetori i PS në Durrës, Rama: Shqipëria më afër BE falë socialistëve

më shumë...

Rama nga Durrësi çel sezonin shëndetësor veror 2026: 301 mjekë dhe infermierë në shërbim të pushuesve

më shumë...

Jep dorëheqjen nga detyra drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në Tiranë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

7:41

Trump: Marrëveshja me Iranin do të jetë...

7:10

“Opozita po shkon vetë te grepi”/ Rama:...

7:06

Tension në ajër në Egje, avionët turq...

6:58

“Tërmet” te Milani! Shkarkohen Tare, Alegri, Furlani...

6:46

Një grua tenton të futet brenda në...

6:28

35-vjetori i PS në Durrës, Rama: Shqipëria...

6:11

Takimi me Ramën dhe Nufin, Dendias: Do...

5:51

Protestat në Bolivi, presidenti i vendit përgjysmon...

5:42

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme masive me...

5:35

Mundësi marrëveshjeje mes SHBA-së dhe Iranit!

5:25

Xhenaro Gatuzo rikthehet si trajner në Serie...

5:25

Rama nga Durrësi çel sezonin shëndetësor veror...

5:06

CBS: Mojtaba Khameni është fshehur në një...

5:03

Radhë të gjatë në Kapshticë, probleme në...

5:00

Vendimi për Veliajn/ Kushtetuesja i kërkon Gjykatës...

4:59

Moska njofton sulme të reja ndaj institucioneve...

4:40

Temperatura ideale për plazh, sa do të...

4:33

Jep dorëheqjen nga detyra drejtori i Agjencisë...

4:30

Fshiheshin në Dubai, arrestohen për ekstradim 5...

4:06

Irani zbulon detaje për Mojtaba Khamenein: Pësoi...

Më të klikuarat

  • Java e fundit e majit vendimtare! Meri Gjini: Hëna në mbushj...
  • Aksident tragjik në Elbasan, makina përplas për vdekje një f...
  • Plagosi shokun me plumb në kokë/ Detaje të reja nga ngjarja...
  • Tritol marketit në Tiranë, i përket babait të vëllezërve Lik...
  • Dashuria, financat dhe surpriza, çfarë kanë rezervuar yjet p...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.