Gjykata e Posaçme e Apelit dënoi me 25 vjet burg Klevis Allën, autor i vrasjes së dy vëllezërve, Besmir e Viktor Haxhia, ngjarje e ndodhur në prill të vitit 2020 në Durrës.
Fillimisht Klevis Alla u dyshua se siguroi informacione për vend ndodhjen e vëllezërve Haxhia, por në fakt rezultoi se ai ishte pjesëmarrës në ekzekutimin e tyre.
Alla e humbi statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, pasi dha deklarata të rreme lidhur me ngjarjet kriminale të përfshira në dosjen ‘Plumbi i Artë’.
Sot, Apeli dënoi për mashtrim edhe Besian Xhixhën me 6 vite burg, ndërsa Enver Divën me 5 vite për sigurim të kushteve për vrasje.





