Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
28 June 2026
Vizion fokus

Rrëzohet avioni civil në Francë, humbin jetën 11 persona

Aksident i trefishtë në autostradën Tiranë-Durrës, lëndohen 2 persona,...

Protestuesit përplasen me policinë, efektivët heqin këpucët tek shkallët...

Vuçiç: Shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Serbi do të...

“Rama e trajton vendin si pashallëk”, Berisha: “The Albanian...

Vala e të nxehtit në Francë, rreth 1 mijë...

Tërmetet në Venezuelë, rritet numri i viktimave, mijëra të...

U kap me 1 kg kokainë me vlerë dhjetëra...

Qarkullonte me armë me vete, arrestohet pranë Rinasit 31...

Ndodhej në të njëjtën qeli me të birin, ndërron...

Ali Ahmeti letër Mickoskit, kreu i BDI: Çdo prishje e re e marrëdhënieve ndëretnike, me pasoja të rrezikshme

28 Tetor 15:32

Bashkimi Demokratik për Integrim bëri me dije sot se  Kryetari i kësaj partie Ali Ahmeti i dërgoi një letër zyrtare Kryetarit të VMRO-DPMNE, njëherazi dhe  kryeministër i vendit Hristijan Mickoski, lidhur me vendimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese dhe ndikimin e tyre mbi kohezionin ndëretnik dhe qëndrueshmërinë e vendit.

Ahmeti thekson se vendimet për heqjen e mekanizmave mbrojtës për komunitetet dhe ndryshimet në Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve jo vetëm që janë politikisht të diskutueshme, por janë shume të rrezikshme dhe të dëmshme për përparimin dhe qëndrueshmërinë e shoqërisë.

“Po ju drejtohem në një periudhë jashtëzakonisht të ndjeshme për vendin tonë. Gjendja gjeopolitike është më e rrezikshme se kurrë më parë që nga fundi i shekullit të kaluar, me përshkallëzimin e agresionit rus në Ukrainë, ambiciet e Kinës, situatën e ndërlikuar në Ballkanin Perëndimor, paqëndrueshmërinë në Bosnje dhe Hercegovinë, tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, dhe bllokadat e vazhdueshme nga Bullgaria. Në këtë mjedis të ndërlikuar, çdo prishje e re e marrëdhënieve ndëretnike do të kishte pasoja serioze për kohezionin e brendshëm dhe parashikueshmërinë”, tha Ahmeti.

Duke iu referuar marrëveshjes së Ohrit , Ahmeti i kërkon kryeministrit që të reflektojë.

“Ky është një zhvillim që mund të minojë përfitimet e fituara me përpjekje të mëdha dhe ta kthejë vendin në periudha pasigurie. Prandaj, ju bëj thirrje të reflektoni me maturi dhe përgjegjësi për këto vendime që kanë potencial të dëmtojnë kohezionin shumëetnik në Maqedoninë e Veriut”, tha ai.

Lidhur me letrën e dërguar kryeministri Mickoski, theksoi se nuk ka ende dijeni se çfarë përmban ajo.

“Jo, nuk e kam parë. Marr  shumë letra dhe i lexoj çdo ditë, marr shumë mesazhe dhe komunikimit me qytetarët i kushtoj shumë rëndësi. Ahmeti është qytetar dhe duhet t’i kushtohet vëmendje çdo letre të çdo qytetari, kështu vepron një Qeveri e përgjegjshme. Siç tha zëvendëskryeministri Mexhiti, ne nuk luajmë futboll, ne punojmë dhe jemi përgjegjës”, u shpreh Mickoski.

Një ditë më parë  Kryetari i BDI-së  Ali Ahmeti i dërgoi një  letër edhe liderëve të rajonit si dhe zyrtarëve më të lartë evropianë dhe amerikanë,  duke shprehur  shqetësimin e thellë për zhvillimet e fundit politike dhe kushtetuese në Maqedoninë e Veriut. /vizionplus.tv

Posted Under:
Rajoni
Tagged:
Ali Ahmeti Mickoski

Nga e njëjta kategori

Vuçiç: Shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Serbi do të nisë në mars

më shumë...

Vuçiç paralajmëron dorëheqjen: Pas pak javësh do të largohem

më shumë...

Krim brenda familjes në Itali! Burri vret bashkëshorten dhe djalin me armë gjahu

më shumë...

Termocentralet e vjetruara në Ballkanin Perëndimor ndotin 6.6 herë mbi limitin e lejuar

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

3:20

Keni etje apo jeni të dehidratuar? Ja...

3:01

Rrëzohet avioni civil në Francë, humbin jetën...

2:41

Aksident i trefishtë në autostradën Tiranë-Durrës, lëndohen...

2:29

Festivali i muzikës baroke, publiku korçar shijon...

2:25

Protestuesit përplasen me policinë, efektivët heqin këpucët...

2:18

Vuçiç: Shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Serbi...

1:43

“Rama e trajton vendin si pashallëk”, Berisha:...

1:19

10 frazat bisedore që përdorin zakonisht njerëzit...

12:36

Preferencat për universitetet, maturanët po orientohen drejt...

12:24

Vala e të nxehtit në Francë, rreth...

12:11

Balet që në klasën e parë, programi...

12:05

Festivali Ndërkombëtar i Akruarelit, Pogradeci mirëpret 50...

11:48

Tërmetet në Venezuelë, rritet numri i viktimave,...

11:30

Anija kroçierë “Nautica” mbërrin në Portin e...

11:24

Rekord pasagjerësh në Rinas, Aviacioni Civil: Investime...

11:07

Tre të arrestuar në Tiranë, dy dhunuan...

10:50

U kap me 1 kg kokainë me...

10:45

Digjen dy makina në orët e para...

10:25

Qarkullonte me armë me vete, arrestohet pranë...

9:54

Ndodhej në të njëjtën qeli me të...

Më të klikuarat

  • Ndodhej në të njëjtën qeli me të birin, ndërron jetë i parab...
  • Tre të arrestuar në Tiranë, dy dhunuan klienten dhe e mbajtë...
  • Horoskopi për ditën e sotme, 28 Qershor 2026, çfarë kanë par...
  • 69-vjeçarja u godit pas koke nga burri, fqinjët e gjetën të...
  • Rama: Po luftohet Shqipëria në BE, “Shqipëria e re” e dështa...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.