Shqipëria shënon një hap historik në procesin e integrimit, çeljen e negociatave me Bashkimin Europian për grupkapitullin e parë.
Kryeministri Rama ndodhet në Luksemburg, ku në një konferencë u shpreh se Shqipëria nuk ka një plan B nëse BE ndërlikon procesin.
Lexo edhe :
Related Posts
Rama: Jam vërtet i lumtur që ndodhem këtu! Është një ditë e rëndësishme për shqiptarët, por edhe për Bashkimin Evropian. Në këto kohëra sfiduese, një mori krizash na janë qasur me nevojën për t’u bërë më pranë dhe për të qëndruar të gjithë së bashku. Për fat të keq dhe këtë nuk e shmang dot, kjo ishte me ndihmën e Putinit, që qartësoi se keni nevojë për Ballkanin Perëndimor, ashtu siç Ballkani Perëndimor ka nevojë për Bashkimin Evropian.
Hapja e negociatave shënon një gur themeli historik drejt ribashkimit. Për fat të keqë është e vërtetë BE u tregua e padrejtë ndaj nesh, ku hodhi poshtë vendimiet e komisionit të vetë, të mbeshtetura në fakte. Ne shqiptarët nuk mund të kemi një plan B kur vjen fjala për lirinë. Shqipëria nuk ka një plan B nëse BE ndërlikon procesin. /vizionplus.tv







