Kryeministri Edi Rama ka komentuar situatën kaotike të shkaktuar ditën e sotme në Kuvend.
Kreu i vendit tonë, gjatë një deklarate nga selia e Partisë Socialiste në aktivitetin “Deputeti që duam” tha se kjo është një revoltë ndaj vendimit të gjykatës pas dënimit të Ervin Salianjit me 1 vit burg për kallëzim të rremë në dosjen “Babale”.
Lexo edhe :
“Më sollën një foto që shihet një zjarr. Një zjarr i ndezur me karrigët e deputetëve të zgjedhur në kuvendin e Shqipërisë për të përfaqësuar ata që i zgjedhin në shenjë revolte ndaj vendimit të gjykatës. Politika ka një fuqi të pakonkurueshme. Pse e solla këtu këtë imazh, sepse dua të them pak fjalë për politikën. Është një mjet që i ka bërë gjëra jashtëzakonisht të mëdha në historinë e njerëzimit, por edhe katastrofa të mëdha, refuzimi i politikës apriori, si diçka e keqe, e pistë me të cilën më e mira është të mos ngatërrohesh, është foshnjarak sepse është e pamundur që ta vendosësh ti çfarë poltika bën apo nuk bën me ty. Ti mund të vendosësh se sa ti mund ta ndikosh politikën duke u marrë me të, por në rast se i kthen kurrizin, refuzon të merresh me të, ajo ka gjithë pushtetin të merret me ty. Çdo gjë jashtë dyerve të shtëpisë lidhet me politikën dhe vendimet e saj. Por edhe brenda shtëpisë shumëçka lidhet me politiken dhe vendimet e saj.
Bashkimin Europian e ka krijuar politika. Politika ka krijuar të gjitha ato gjëra që sot caktohet si arritje. Pa politikë ska shtet, pa shtet është xhungël. Siç ka fuqinë e jashtëzakonshme të ndërtojë ka dhe fuqinë të shkatërrojë. Siç ka fuqinë të shërojë përmes proceseve dhe vullneti, politika ka fuqinë djallëzore të plagosë, dërrmojë sakatojë”, tha kryeministri Rama./vizionplus.tv






