Nikoll Lekndreaj është efektivi 51-vjeçar i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër, i cili ndërroi jetë tragjikisht orët e para të mëngjesit.
Policia ka reaguar lidhur me ngjarjen duke sqaruar se i ndjeri po kthehej nga fshati Bardhaj drejt Shkodrës, por fatkeqësisht ka humbur kontrollin e motomjetit me të cilin po udhëtonte.
Lexo edhe :
Related Posts
Si pasojë, ai ka përfunduar në kanal, duke humbur jetën.
“Rreth orës 02:50, në fshatin Bardhaj, shtetasi N. L., 51 vjeç, (punonjës policie i Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, i cili ishte jashtë orarit të shërbimit), duke drejtuar motomjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit, si pasojë e motit të keq, dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në një kanal me ujë.
Shtetasin N. L. e ka marrë rrjedha e ujit dhe për pasojë ka humbur jetën.”, njofton policia.
Uniformat blu po zbulojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit./vizionplus.tv







