Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
29 August 2026
Vizion fokus

Zjarr në Lazarat

SHBA dhe Japonia forcojnë bashkëpunimin për sigurinë rajonale dhe...

Zv.kancelari gjerman thirrje Trump: Jepi fund luftës me Iranin,...

Dhjetëra hektarë pyje nën “pushtetin” e zjarrit në Tepelenë

Mbyllet dita e 90 e protestës, qytetarët nisin marshimin...

Takimi me kabinetin qeveritar, reagon Rama: “Prania Besnike” dhe...

Zjarr masiv mbi fshatin Muzhakë të Matit

Tjetër ofertë për Mehmetin, ylli kuqezi në vemendjen e...

Përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë dhe kabinetin...

Situatë kritike në Librazhd/ Zjarri shumë pranë banesave në...

Sulmet izraelite në Bregun Perëndimor, humbin jetën 16 palestinezë

30 Gusht 16:29

Izraeli ndërmori një sulm ajror në Bregun Perëndimor ditën e sotme, ndërsa operacioni i tij ushtarak në shkallë të gjerë në këtë territor hyri në ditën e tretë.

Të dyja palët njoftuan për të paktën 16 palestinezë të vrarë. Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se operacioni ushtarak që Izraeli filloi në Bregun Perëndimor të mërkurën po rëndon situatën e rrezikshme në territor dhe po i kërkon Izraelit që t’i japë fund atij.

Në Shtetet e Bashkuara, Nënpresidentja Kamala Harris u zotua se nuk do ta ndryshojë politikën e Uashingtonit për furnizimin me armë të Izraelit nëse fiton zgjedhjet në nëntor. Por, ajo theksoi se është koha që t’i jepet fund luftës.

Izraeli ka thënë se bastisjet në qytete dhe kampe refugjatësh në të gjithë Bregun Perëndimor janë operacione kundër-terrorizmi. Ushtria tha se një nga avionët e saj goditën një bazë terroriste pranë qytetit të Xheninit të premten herët, por nuk dha detaje të mëtejshme. Trupat izraelite u tërhoqën nga qytete të tjera të Bregut Perëndimor të enjten vonë, por luftimet u ndezën rreth Xheninit, që ka qenë prej kohësh qendër e aktivitetit militant.

Ushtria izraelite tha se vrau shtatë militantë të enjten, përfshirë pesë militantë në kampin e refugjatëve Tulkarem. Sipas një deklarate të ushtrisë, një nga pesë personat ishte Muhamed Jaber, një komandant i grupi militant palestinez Xhihadi Islamik. Dy militantë të tjerë u vranë në Jenin të enjten, tha ushtria. Sulmi izraelit ka shkaktuar shkatërrime të konsiderueshme, veçanërisht në Tulkarem, guvernatori i të cilit Mustafa Taqatqa i përshkroi bastisjet si të pashembullta dhe një sinjal të rrezikshëm.

Trupat izraelite dhe kolonët kanë vrarë më shumë se 640 palestinezë në Bregun Perëndimor që nga fillimi i luftës në Gaza tetorin e kaluar, ndërsa sulmet palestineze kanë vrarë të paktën 19 izraelitë. Forcat izraelite kanë kryer vazhdimisht bastisje në Bregun Perëndimor, duke thënë se synimi është parandalimi i sulmeve të mundshme. Hamasi i ka quajtur sulmet pjesë të një plani më të madh për të zgjeruar luftën e Gazës dhe duke fajësuar për përshkallëzimin, mbështetjen e SHBA-së për Izraelin.

Në Gazë, artileria izraelite goditi zonat perëndimore të qytetit të Gazës herët të premten, tha një gazetar i AFP, ndërsa një burim mjekësor në spitalin jugor Nasser tha se një sulm izraelit vrau tre persona pranë qytetit jugor të Khan Yunis. Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se Izraeli ka rënë dakord për të paktën tre ditë pauzë humanitare në pjesë të Gazës, duke filluar nga e diela, për të mundësuar vaksinimin e banorëve nga poliomeliti, pasi i identifikua rasti i parë i kësaj sëmundjeje në territor që prej një çerek shekulli.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se masat nuk ishin një armëpushim në luftën gati 11-mujore që filloi pas sulmit të Hamasit më 7 tetor./ VOA

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Izrael palestinez Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Zjarr në Lazarat

më shumë...

SHBA dhe Japonia forcojnë bashkëpunimin për sigurinë rajonale dhe ekonomike

më shumë...

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 8 vatra ende aktive, ndërhyrje me forca në terren dhe nga ajri

më shumë...

Zv.kancelari gjerman thirrje Trump: Jepi fund luftës me Iranin, po vuajmë pasojat te karburantet

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:48

Kondicioneri ndezur gjithë natën? Ja 5 gabimet...

10:40

Zjarr në Lazarat

10:25

SHBA dhe Japonia forcojnë bashkëpunimin për sigurinë...

10:07

Zbuloni 10 ushqime të pasura me magnez...

9:58

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 8...

9:51

Zv.kancelari gjerman thirrje Trump: Jepi fund luftës...

9:46

Dhjetëra hektarë pyje nën “pushtetin” e zjarrit...

9:43

Problem teknik në sistemet e trafikut ajror,...

9:34

Mbyllet dita e 90 e protestës, qytetarët...

9:20

Mbetjet mortore në Zubin Potok, dërgohen në...

8:52

Takimi me kabinetin qeveritar, reagon Rama: “Prania...

8:17

Zjarr masiv në Dragot të Tepelenës, flakët...

8:13

Zjarr masiv mbi fshatin Muzhakë të Matit

7:54

Tjetër ofertë për Mehmetin, ylli kuqezi në...

7:51

Përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë...

7:33

Situatë kritike në Librazhd/ Zjarri shumë pranë...

7:19

Ecja nuk mjafton për kocka të forta,...

7:10

Probleme teknike në Rinas, fiket sistemi i...

7:02

Rikthimi në shkollë, ja si e përjetojnë...

6:37

Walker: Nëse partitë nuk bashkohen për Presidentin,...

Më të klikuarat

  • Arrestohet “Doktori”, furnizonte klientët me lëndë narkotike...
  • E rëndë në Klos, 35-vjeçari hidhet nga Ura e Vashës, mesazhi...
  • Publikimi i fotove të Ergys Agasit pas arrestimit, pezullohe...
  • Gjendet një kufomë e dekompozuar pranë grykëderdhjes së lumi...
  • E shtuna shënon fundin e temperaturave “afrikane”, qytetet m...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.