Procesi i rindërtimit dhe restaurimit të objekteve arsimore vijon në Tiranë. Shkolla 9-vjeçare “Avni Rustemi” është një prej tyre, e në shtator do të hapë dyert për të pritur të gjithë nxënësit e zonës nga klasa e parë deri në të nëntën.
Me klasa moderne dhe terrene sportive kjo shkollë vjen edhe me një ndryshim arkitekturor, ku me zgjerimin e shpërfaqjes do të bëj të mundur kthimin e të gjithë nxënësve vetëm në një turn.
“Avni Rustemi” është gati për datën 9 shtator, ka qen një objekt me dy turne, por për shkak se u bë një ndryshim në godinën ekzistuese dhe për shkak të shtesave që ka marrë kohë pas kohe kemi mundësi që të kalojmë të gjithë fëmijët me një turn. dhe së shpejti në një fazë të dytë do të vijohet puna në pjesën mbrapa shkollës me shtimin e palestrës, si një godinë të re dhe ambiente të tjera laboratorike dhe biblioteka”, tha Ilda Qazimllari, drejtore e investimeve në Bashkinë e Tiranës.
Edhe në këtë vit akademik nxënësit do të adresohen në shkollat që përkojnë me vendbanimin e tyre. Ndaj për të lehtësuar prindërit dhe për t’u ardhur në ndihmë banorëve në çdo lagje bashkia e Tiranës ka sjellë si alternativë marrjen me qira të disa godinave për ti kthyer në institucione arsimore.
“Bashkia Tiranë po sheh të bëj të mundur edhe mundësinë e marrjes së objekteve me qira. Këtë vit hap dy çerdhe dhe dy shkolla të reja në zona ku nuk ka patur objekte arsimore më para, por edhe për të testuar të gjithë lëvizjen e popullsisë edhe nevojat për të mos ideuar një projekt të ri dhe një investim shumë të madh në një zonë që mbase më vonë mund të vijnë në ulje kërkesat për objekt arsimor”, tha ajo.
Veç shkollave të arsimit parauniversitar Tiranës i janë shtuar kopshte dhe çerdhe
“E gjithë kjo paketë shkollash sigurisht do të shoqërohet me kopshte dhe çerdhe për të gjithë fëmijët, konkretisht kopshti 3n dhe një kopsht çerdhe e integruar në Shkozë”, u shpreh Qazimllari.
Shkollat e reja do t’u shërbejnë edhe banorëve të zonave si qendra komunitare dhe argëtimi pas përfundimit të procesit mësimor. /vizionplus.tv





