Leonard Duka ka mbërritur në Shqipëri ditën e sotme. Ai është pritur në aeroportin e Rinasit nga forca të shumta policie, pasi u ekstradua nga Belgjika.
“Drejtoria e Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Bruksel dhe me strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit, realizoi ekstradimin drejt vendit tonë, të shtetasit L. D.
Lexo edhe :
Related Posts
Shtetasi L. D. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Sigurimi i kushteve për vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi L. D. dhe 6 shtetas të tjerë janë autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur në vitin 2019, në rrugën “Xhanfize Keko”, Tiranë, ku mbeti i vrarë me armë zjarri, shtetasi S. M.
Gjithashtu, shtetasi L. D., në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka planifikuar vrasjen e shtetasve Er. Ma., Er. Mi. dhe të anëtarëve të tjerë të grupit të tyre”, njofton policia.
Leonard Duka alias “Princi Damian”, ose i njohur ndryshe si armik i Ervis Martinajt, u arrestua një vit më parë në Belgjikë për llogari të drejtësisë shqiptare pasi ndaj tij rëndojnë një sërë akuzash nga përfshirja në ngjarje kriminnale, trafik droge deri në vrasje.
Vetëm pak kohë më parë në Shqipëri u bënë publike pjesë të dosjes të “KLANIT” Duka ku shiheshin të gjitha palnet që Leonard Duka dhe grupi i tij kishin bërë për eliminim fizik të Ervis Martinajt, plan që përfshinte edhe vajza të showbiz-it.
/vizionplus.tv








