E shtunë, 24 Tetor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Gjykata e la në burg, Leonard Duka “kyç” gojën në seancë, nuk pranon të japë shpjegime

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Leonard Dukën.

Kreu i klanit Duka akuzohet për vrasjen e ish-policit Santiago Malko në 27 gusht të 2019. Po ashtu masa e dytë e sigurisë ka të bëjë me sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen e Erigers Mihasit dhe Ervis Martinajt.

Reklamë

Gjate zhvillimit të seancës me dyer të mbyllura Leonard Duka i ekstraduar disa ditë më parë nga Belgjika nuk ka pranuar që të japë asnjë shpejgim.

I shumëkërkuari i drejtësisë shqiptare u arretsua rreth një vit më parë në Belgjikë dhe u ekstradua disa ditë më parë në vendin tonë.

Reklamë

Ai akuzohet për një sërë veprash penale: “Vrasja me dashje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Sigurimi i kushteve për vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Duka njihet edhe si armiku i betuar i Ervis Martinajt, teksa nga dosjet e SPAK u zbulua edhe plani i tij për të eliminuar mbretin e lojërave të fatit, i zhdukur prej dy vjetësh.

Grupet rivale shpeshherë janë përplasur mes tyre, duke shënuar edhe viktima.

Një nga të vrarët e parë të rivalitetit mes dy bandave ishte pikërisht Santiago Malko. Por edhe pas atentatit me tre viktima në Fushë-Krujë dyshohet se qëndrojnë pikërisht anëtarët e grupi të Dukajve.

Për vrasjen e Malkos deri më tani është dënuar vetëm Blendi Teta, konkretisht me 25 vite burg. Ndërsa në kërkim vijojnë të jenë vëllai i Leonard Dukës, Erlis Duka, si dhe bashkëpunëtorët e tjerë Oltian Loga, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica.

Referuar dosjes së hetimit mësohet se ekzekutori dyshohet të jetë Fatmir Hyseni e ndërsa vëllezërit Duka kanë patur rolin e organizatorëve.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë