Kevin De Bruyne nuk ishte i kënaqur me një pyetje të një gazetari pas humbjes ndaj Francës dhe eliminimit nga Euro 2024.
Pas ndeshjes, një gazetar e pyeti kapitenin belg për “brezin e artë” të famshëm të Belgjikës, i cili nuk arriti t’i përmbushte pritshmëritë.
https://twitter.com/i/status/1807857140230389816
“Pra mendoni se pjesa tjetër e ekipeve, Franca, Anglia, Spanja, Gjermania nuk kanë gjenerata të arta?”, u përgjigj belgu dhe u largua duke thënë “Idiot”, duke u nisur drejt dhomës së zhveshjes. /vizionplus.tv





