“Ferma VIP” ka nisur vrullshëm këtë të premte, ku fermerët kanë performuar nën ritmet e muzikës.
Por ritmit të muzikës nuk i ka shpëtuar as Balo (qeni i Fermës) i cili gjatë performancës ka tentuar disa herë të ndërpresë Xhesika Polon në vallëzimin e saj.
Një situatë sa komike, aq edhe emocionuese. Me gjithë “presionin” e Balos Xhesika nuk u ndal, por vijoi performancën e saj si një profesioniste e vërtetë.





