Një aksident rrugor është regjistruar në Fier – Shegan ku janë përfshirë një motor me dy turistë të huaj dhe një automjet tip “Benz”.
Sipas informacioneve paraprake, dy turistët që udhëtonin me motor kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar në spitalin e Lushnjë. Fatmirësisht, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar nga drejtuesi i motorit. Gjatë tentativës për të kaluar një mjet tjetër, ai nuk ka arritur të përfundojë manovrën dhe është detyruar të frenojë fort, duke humbur kontrollin.
Në këtë moment, motori është përplasur me një automjet tip “Benz” që po qarkullonte në rrugë, duke shkaktuar aksidentin.
Policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa gjendja shëndetësore e dy të lënduarve mbetet e stabilizuar.
/vizionplus.tv





