Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
05 July 2026
Vizion fokus

Rama: Po i dëgjojmë protestuesit, mbajmë shënim shqetësimet reale....

Protestat, Rama: Një ekip po dëgjon me vëmendje gjithçka!...

Rama: Shqipëria vazhdon të marrë mbështetje për integrimin në...

Tension te Komisariati Nr.3, protestuesit thyejnë xhamat

Trump: Netanyahu e di kush është shefi

Dita e 35-të e protestës, simbole dhe thirrje kundër...

Kërcënimi nga Rusia? Tusk: Po përgatitemi për skenarë të...

Tragjike, babai u fut në det për të shpëtuar...

Autoritetet ruse u kërkojnë qytetarëve të kursejnë karburant

Dita e 35-të, protestës i bashkohet sërish Diaspora! Qytetarët...

Mbështeti protestën e studentëve në Maqedoninë e Veriut, Meidani do të shkarkohet si ambasador në Shkup? Reagon ministria e Jashtme

20 Maj 10:20

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas raportimeve dhe komenteve mediatike lidhur me lëvizjet diplomatike në Shërbimin e Jashtëm, veçanërisht për lëvizjen e mundshme të Denion Meidanit, Ambasadorit të Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut.

Një ditë më parë u raportua se largimi i mundshëm i Meidanit lidhej me pakënaqësi të shprehura nga faktorë politikë të koalicionit shqiptar VLEN dhe partisë VMRO-DPMNE, për shkak të qëndrimeve të tij publike mbi çështje që lidhen me të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Një nga temat që ka sjellë më shumë reagime ka qenë debati për përdorimin e gjuhës shqipe, ku ambasadori shqiptar është perceptuar si mbështetës i shqetësimeve dhe kërkesave të komunitetit shqiptar dhe studentëve në vend.

Përmes një reagimi zyrtar, Ministria e Jashtme thekson se lëvizjet diplomatike realizohen në përputhje me legjislacionin në fuqi, kuadrin rregullator të Shërbimit të Jashtëm dhe praktikat diplomatike.

Sipas ministrisë, këto procese bazohen në analiza profesionale dhe institucionale, me synim përdorimin sa më efikas të burimeve njerëzore dhe në përputhje me prioritetet e politikës së jashtme të Shqipërisë.

Reagim i Zëdhënësit të MEPJ

Lëvizjet diplomatike, përfshirë ato në nivelin e Titullarit të Përfaqësisë, realizohen gjithmonë në përputhje me legjislacionin në fuqi, kuadrin e brendshëm rregullator për Shërbimin e Jashtëm, si dhe me praktikat e konsoliduara diplomatike.

Këto procese mbështeten mbi analiza profesionale dhe institucionale, duke pasur si objektiv përdorimin sa më efikas të burimeve njerëzore, në përputhje me prioritetet e politikës së jashtme të Republikës së Shqipërisë. Vendimmarrja përkatëse përfshin koordinimin dhe konsultimin me institucionet përgjegjëse shtetërore.

Komentet dhe pasqyrimet në media nuk pasqyrojnë realitetin, aq më pak procesin institucional që ndiqet në raste të tilla.

Në mënyrë të veçantë, hamendësimet apo interpretimet e paraqitura si fakte janë tërësisht të pabazuara dhe nuk meritojnë vëmendje të mëtejshme.

Posted Under:
Anash Politike Rajoni Vendi
Tagged:
Maqedoni e Veriut MEPJ

Nga e njëjta kategori

Rijetësohen sitet dhe muzetë, 23 objekte të trashëgimisë kulturore rikthehen në funksion pas tërmetit

më shumë...

I jepet lamtumira e fundit Koço Qendros, ikonës së teatrit shqiptar

më shumë...

Protestuesit dalin para gjykatës, akuzohen për aktet e dhunës në protestat e ditëve të fundit

më shumë...

Rama: Po i dëgjojmë protestuesit, mbajmë shënim shqetësimet reale. Nuk ka asnjë shans që Shqipëria të bëjë hapa pas

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

12:04

Rijetësohen sitet dhe muzetë, 23 objekte të...

11:53

I jepet lamtumira e fundit Koço Qendros,...

11:49

Protestuesit dalin para gjykatës, akuzohen për aktet...

11:47

Rama: Po i dëgjojmë protestuesit, mbajmë shënim...

11:32

Persona të paidentifikuar i vënë zjarrin gurores...

11:13

Lidhja me fëmijën tuaj pas lindjes Cezariane

10:42

Thyerje xhamash dhe hedhje uji, çfarë ndodhi...

10:29

Amaneti i fundit i Koço Qëndros: Mos...

10:17

Protestat, Rama: Një ekip po dëgjon me...

10:10

Pse disa njerëz kanë më shumë vapë...

9:49

Rama: Shqipëria vazhdon të marrë mbështetje për...

9:23

Aksident në Tepelenë, makina përplas taksinë, lëndohet...

8:48

Aksident gjatë mesnatës në Korçë, “Audi” përmbyset...

8:44

Tubimi para Kuvendit, 21 protestuesit e arrestuar...

8:22

Parashikimi i motit për sot, 5 korrik...

8:16

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Korrik...

12:07

Tension te Komisariati Nr.3, protestuesit thyejnë xhamat

10:43

A dëmton zemrën gjumi në anën e...

10:16

Cilat janë rreziqet që na vijnë nga...

9:53

Trump: Netanyahu e di kush është shefi

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • Tragjike, babai u fut në det për të shpëtuar dy fëmijët e mi...
  • Parashikimi i motit për ditën e diel, ja sa do të shkojnë te...
  • Zvërneci, Rama për televizionin gjerman: Nuk mund t’i them j...
  • I shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrimin e qytetarëv...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.