Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
07 July 2026
Vizion fokus

Franca rihap ambasadë në Damask

Zelensky në takimin me Rutte: Sistemet Patriot janë çelësi...

Berisha takim me të përndjekurit politikë: Inxhinierë dhe drejtues...

“O ma, o ma”, nëna e 17 vjeçares së...

“Gënjeshtër me bisht akrepi”, Rama: Shteti dha 4 mln...

Rutte: Rusia po derdh gjithë buxhetin në makinerinë e...

EKSKLUZIVE/ “Po vijnë, do më rrahin”, flet nëna e...

“E dua shumë”, Trump zbut tonet ndaj Melonit

Zelensky thirrje aleatëve nga samiti i NATO-s: Na duhet...

Motoçikleta të reja për Policinë e Shtetit, Lamallari: Uniforma...

25 vjet nga sulmet e NATO-s në Beograd, Begaj: Akt historik, vendosmëria e Aleancës shpëtoi Kosovën

24 Mars 13:41

Presidenti Begaj: Më 24 Mars 1999 NATO dhe SHBA shpëtuan Kosovën dhe stabilizuan Ballkanin.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Sh.T.Z. Bajram Begaj, përcolli sot një mesazh në 25-vjetorin e nisjes së operacionit të NATO-s për çlirimin e Kosovës nga gjenocidi serb
Kreu i Shtetit shprehu falenderime ndaj Aleancës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për këtë akt historik për shqiptarët dhe rajonin e Ballkanit, ndërsa përkujtoi me nderim heronjtë e UÇK-së dhe viktimat e luftës në Kosovë.

Lexo edhe :

Related Posts

Ndërhyrja e NATO-s në Serbi 25 vjet më parë, ministri Hasani: Vendimtare në zhbërjen e ambicjeve gjenocidale të Millosheviçit
Sot 25 vjet nga fillimi i sulmeve të NATO-s në Beograd, çfarë deklaronte ish-presidenti Clinton: Millosheviç ka vendosur në favor të agresionit

Presidenti Begaj vlerësoi vendimarrjen që i dha fund fushatës së spastrimit etnik dhe genocidit serb në Kosovë, kontributin e mëtejshëm nga KFOR, si edhe vizionin e Aleancës për siguri, paqe dhe stabilitet në Ballkan.

“Nuk duhet t’i ndalim përpjekjet tona për të krijuar një rajon që rrezaton harmoni, bashkëpunim dhe prosperitet”, bëri thirrje Presidenti i Shqipërisë, në mesazhin e publikuar në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Mesazhi i plotë:

“Faleminderit, NATO!
Faleminderit, SHBA!
25 vjet më parë, më 24 mars 1999, NATO ndërhyri për t’i dhënë fund gjenocidit serb në Kosovë.
Sot ne përkujtojmë një ngjarje me rëndësi historike për Kosovën dhe të gjithë shqiptarët.
Ndërhyrja e NATO-s, e udhëhequr nga SHBA-ja, i dha të drejtë kauzës së lartë të popullit të Kosovës dhe përpjekjeve për liri e pavarësi.
Urtësia politike, largpamësia strategjike dhe vendosmëria e Aleancës për të mos qëndruar indiferente ndaj spastrimit etnik dhe dhunës jo vetëm e shpëtuan Kosovën, por krijuan një kornizë të re të sigurisë për të gjithë rajonin.
Në sajë të kësaj ndërhyrjeje, brenda pak kohe u mundësua pavarësimi dhe krijimi i Republikës së Kosovës, një histori suksesi e shtetndërtimit demokratik.
Prania e NATO-s në Kosovë nëpërmjet trupave të KFOR-it vijon të luajë edhe sot një rol të rëndësishëm në sigurinë e paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë.
Akti historik i NATO-s na kujton se nuk duhet t’i ndalim përpjekjet tona për të krijuar një rajon që rrezaton harmoni, bashkëpunim dhe prosperitet.
Teksa falënderojmë ndihmën e paçmuar të Aleancës më të fuqishme të botës dhe të partnerit tonë strategjik, SHBA-së, sot përkujtojmë edhe sakrificat e kombit shqiptar, luftën heroike të UÇK-së dhe viktimat e luftës në Kosovë. Ata ndërtuan piedestalin ku u ngrit kauza e drejtë e ndërhyrjes në Kosovë. Nder përjetë heronjve të kombit!” /vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Kosova Kryesoret Politike

Nga e njëjta kategori

Berisha takim me të përndjekurit politikë: Inxhinierë dhe drejtues të sektorit të naftës u pushkatuan sepse nuk realizoheshin pritshmëritë e Enver Hoxhës!

më shumë...

“O ma, o ma”, nëna e 17 vjeçares së dhunuar: Nuk do t’i fal dhunueset, vajza ime ka përjetuar tmerr! Kam një muaj që nuk fle nga dhimbja

më shumë...

“Gënjeshtër me bisht akrepi”, Rama: Shteti dha 4 mln euro për koncertin e Kanye West, jo 50 mln

më shumë...

EKSKLUZIVE/ “Po vijnë, do më rrahin”, flet nëna e 17-vjeçares së dhunuar: Vajza është e tmerruar, ja si e morën në banesë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

8:23

Franca rihap ambasadë në Damask

8:04

Zelensky në takimin me Rutte: Sistemet Patriot...

7:21

Berisha takim me të përndjekurit politikë: Inxhinierë...

7:21

“O ma, o ma”, nëna e 17...

7:12

“Gënjeshtër me bisht akrepi”, Rama: Shteti dha...

6:59

Rutte: Rusia po derdh gjithë buxhetin në...

6:42

EKSKLUZIVE/ “Po vijnë, do më rrahin”, flet...

6:27

“E dua shumë”, Trump zbut tonet ndaj...

6:08

Zelensky thirrje aleatëve nga samiti i NATO-s:...

5:53

Motoçikleta të reja për Policinë e Shtetit,...

5:41

Macron: Siria të mos lejojë destabilizimin e...

5:35

Dëmtohet një cisternë dhe goditet nga një...

5:23

Lufta e fshehtë e Inteligjencës Ruse në...

5:04

Trump: Groenlanda duhet të jetë nën kontrollin...

4:53

Skandal spiunazhi në Itali, përfundojnë në pranga...

4:52

Trump sulmon sërish aleatët: Na kthyen shpinën...

4:45

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian takohet...

4:33

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

4:29

Aksident në aksin rrugor Korçë-Pogradec, një i...

4:19

Dhunimi i 17-vjeçares nga tre adoleshentet, nëna...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • EKSKLUZIVE/ “Po vijnë, do më rrahin”, flet nëna e 17-vjeçare...
  • “O ma, o ma”, nëna e 17 vjeçares së dhunuar: Nuk do t’i fal...
  • Dhunimi i 17-vjeçares nga tre adoleshentet, nëna e dhunueses...
  • Kujdes deri më 12 korrik! Horoskopi javor nga Meri Gjini: Ek...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.