Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në fshatin Mallkuç të Krujës.
Një i moshuar ka përplasur me makinë mbesën e tij 2-vjeçare, e cila për pasojë ka ndërruar jetë në spital.
Aksidenti fatal ka ndodhur gjatë momentit kur gjyshi i të miturës po ecte mbrapsht me makinë në oborrin e shtëpisë dhe nuk e ka parë mbesën që kishte dal pas makinës.
Fatkeqësisht përplasja ka rezultuar fatale për 2-vjeçaren. /vizionplus.tv





