E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Implantimi i protezave në gji rrit rrezikun ndaj kancerit

Implantimi i protezave në gji mund të rrisë rrezikun e kancerit të gjirit. Është Administrata Amerikane e Ushqimit dhe e Ilaçeve (FDA), që po i rikthehet kësaj çështjeje gjashtë vjet pas paralajmërimit të dhënë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

 

Agjencia rregullatore e SHBA që në fillim të vitit 2011 kishte folur për një lidhje të mundshme midis kancerit të gjirit dhe protezave të implantuara dhe tani ka përforcuar pozicionin e saj në këtë drejtim.

 

Reklamë

FDA citon të dhënat e 359 grave, nga të cilat nëntë kanë vdekur, se pas vendosjes së protezave kanë zhvilluar një kancer të gjakut, një formë e rrallë e Limfoma jo-Hodgkin.

 

Vitin e kaluar ishte autoriteti rregullator francez që ndërhyri duke marrë masa për të gjithë aplikuesit që nuk ofronin kushtet maksmale të sigurisë. Ata që nuk plotësonin kriteret, ishin ndaluar t’i ofronin këto shërbime.

Vazhdo të lexosh

Reklamë