Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
10 September 2026
Vizion fokus

Champions League nuk zhgënjen! United e Bayern shkëlqejnë, Como...

Grabiti 9 banesa në Austri, shqiptari dënohet me 6...

Nga “Seria D” në Champions! Fabregas shkruan historinë me...

Irani pretendon se goditi mjetin vëzhgues të SHBA-së në...

40 vjeç, por ende legjendë! Neuer shkruan historinë në...

Trump ndryshon qëndrim për luftën me Iranin: Mund të...

Anthropic bllokon përpjekjet për përdorimin e inteligjencës artificiale në...

Topi i Artë? Jo! Mbappe zbulon trofeun që dëshiron...

Zjarr në një anije mallrash në Kinë, 20 persona...

“Gjyqtari paguhet më shumë se Presidenti”, juristi: E trishtë...

Denoncon PD: Gonxhe shkel ligjin, vazhdon të jetë pronar i kompanisë së tij private. Të dorëhiqet

20 Janar 12:31

Zëdhënësja për Anti-Korrupsionin te “Rithemelimi”, Genta Vangjeli përmes një deklarate ka denoncuar ministrin e ri, Blendi Gonxhe.

Ky i fundi u dekretua disa ditë më parë nga Presidenti Begaj si ministër i Kulturës, Ekonomisë dhe Inovacionit.

Përmes deklaratës, PD deklaron se Gonxhe qëndron në detyrë në shkleje të ligjit. Kjo për faktin se  Gonxhe vazhdon të jetë pronar i një kompanie private, e cila është në kundërshtim me ligjin, pasi kryeministri, zëvendëskryeministri, ministrat dhe zëvendëskryeministrat nuk mund të ushtrojnë veprimtari private.

Denoncimi i Vangjelit

Blendi Gonxhja, ministri i ri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, e ka marrë dhe qëndron në detyrë në shkelje të ligjit.

Në datën 12 janar 2024, presidenti i Republikës e dekretoi Blendi Gonxhen ministër duke begenisur Kryeministrin, por duke shpërfillur ligjin. Sipas ekstraktit të lëshuar nga QKB më datë 19 janar 2024 subjekti tregtar XX me status aktiv, vazhdon të ketë si pronar me 100% të kapitalit shtetasin ministër Blendi Gonxhja.

Ajo që, si ministri, si shefi i tij Rama, por edhe Presidenti shpërfillin apo bëjnë sikur nuk e dine, është ligji i cili e thotë qartë në nenin 27, pika B dhe C. Bëhet fjalë për ligjin Nr.9367 PËR PARANDALIMIN E KONFLIKTIT TË INTERESAVE NË USHTRIMIN E FUNKSIONEVE PUBLIKE. Shprehimisht ky ligj lexon:

Kryeministri, Zëvendëskryeministri, ministri dhe zëvendësministri: b) nuk mund të ushtrojnë veprimtari private, që krijon të ardhura në formën e personit fizik tregtar, ortakëri personash fizikë tregtarë të çdo forme c) nuk mund të zotërojnë në mënyrë aktive aksione ose pjesë të kapitalit të një shoqërie tregtare, pavarësisht nga fusha e veprimtarisë së saj.

Në këto kushte Partia Demokratike dhe besoj çdo qytetar i përgjegjshëm bën pyetjen:

Si mundet të ushtrojë detyrën e lartë shtetërore të ministrit pronari i shoqërisë tregtare Albarent shpk?

A është ai në konflikt interesi?

A do ta përdorë postin për të favorizuar firmën e tij nëpërmjet koncesionesh, tenderash etj?

Pse është shpërfillur ligji nga kryeministri, presidenti dhe vetë ministri? Ku e gjejnë këtë arrogancë dhe forcë që i bën ta shohin ligjin si të ishte mobilje zyre?

Blendi Gonxhja, përpara marrjes së detyrës së ministrit duhej, ose të ishte vetëpërjashtuar nga shoqëria tregtare ose të refuzonte detyrën shtetërore…

Njërën ose tjetrën.

Por zoti Gonxhja dhe ministrat e Ramës janë mësuar me një dorë në kek dhe tjetrën në byrek.

U duhen të vjedhin para që me to më pas të vjedhin zgjedhjet dhe madje të dalin e të thonë se kanë fituar me votë.

Blendi Gonxhja nuk duhet të ishte emëruar nga Kryeministri, nuk duhet të ishte dekretuar nga Presidenti.

Blendi Gonxhja, duhet të japë menjëherë dorëheqjen nga funksioni publik …./vizionplus.tv 

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
Blendi Gonxhe Genta Vangjeli ministri gonxhe

Nga e njëjta kategori

Grabiti 9 banesa në Austri, shqiptari dënohet me 6 vite burg

më shumë...

Nga “Seria D” në Champions! Fabregas shkruan historinë me Como

më shumë...

Irani pretendon se goditi mjetin vëzhgues të SHBA-së në Ngushticën e Hormuzit

më shumë...

40 vjeç, por ende legjendë! Neuer shkruan historinë në Champions

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:15

Champions League nuk zhgënjen! United e Bayern...

10:48

Grabiti 9 banesa në Austri, shqiptari dënohet...

10:32

Nga “Seria D” në Champions! Fabregas shkruan...

10:30

Nga ngjyra e dyerve te ndalimi i...

10:23

Irani pretendon se goditi mjetin vëzhgues të...

9:56

40 vjeç, por ende legjendë! Neuer shkruan...

9:49

Mpiksja e gjakut në krah, gjithçka që...

9:42

Trump ndryshon qëndrim për luftën me Iranin:...

9:35

Anthropic bllokon përpjekjet për përdorimin e inteligjencës...

9:22

Pyetje të thjeshta që zbulojnë menjëherë një...

8:59

Topi i Artë? Jo! Mbappe zbulon trofeun...

8:57

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 7...

8:39

Zjarr në një anije mallrash në Kinë,...

8:25

“Gjyqtari paguhet më shumë se Presidenti”, juristi:...

8:20

NATO shkatërron operacionin sekret rus

7:49

Harta e re që “ndezi” protestat, Mazniku:...

7:38

Sulm me thikë në Londër, plagosen katër...

7:07

Përmbytjet në Durrës, banorët e ish-Kënetës në...

6:54

Zjarri në Çërrilë, vijon ndërhyrja nga ajri...

6:46

U kallëzua në SPAK, ministri i Financave...

Më të klikuarat

  • Tmerr në mes të restorantit, avokati tenton të vrarë ish-gru...
  • “Kredi me interes zero për shtëpitë nën 60 mijë euro...
  • Kapen dy autobusë me mish e peshk të kontrabanduar nga Greqi...
  • U kallëzua në SPAK, ministri i Financave publikon pagat: Ja...
  • Kush është “gruaja e bletëve”, që u arrestua bashkë me bashk...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.