Mbërritja në Atdhe për emigrantët shqiptarë edhe në këtë fundvit është shoqëruar me orë të gjata pritjeje.
Fluksi i hyrjeve nga Greqia në drejtim të vendit tonë vijon të jetë i lartë, ndërsa pala greke vazhdon të punojë me personel të reduktuar në prag të Krishtlindjes.
Kjo ka bërë që radhët e automjeteve që presin në anën tjetër të kufirit të jenë kilometrike.
Gjatë 24 orëve të fundit nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës kanë hyrë të paktën tetë mijë shtetas dhe kanë dalë rreth tre mijë të tjerë.
Fluksi ka qenë i lartë edhe në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, e po ashtu edhe ne Qafë-Thanës, e cila lidh Maqedoninë e Veriut me Shqipërinë./vizionplus.tv





