Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
23 June 2026
Vizion fokus

Shqipëria marrëveshje me kompaninë energjetike italiane, Rama: Garantojmë rezervat...

Lamallari takim me homologun holandez, në fokus forcimi i...

Shqipëria marrëveshje me kompaninë energjetike italiane, Ibrahimaj: Synojmë të...

Trump: Lufta në Ukrainë mund të kishte përfunduar brenda...

E konfirmon ADN-ja! Trupi i gjetur në humnerë i...

Neomalësorja letër të hapur Ramës: Brezi i ri nuk...

Meloni po shqyrton mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në...

“Dialog për investimet e huaja”, Dhoma Amerikane: Ka pasur...

Berisha: Mbështesim pesë kërkesat, Parlamenti duhet të merret vetëm...

Turqia arreston mbi 200 persona para samitit të NATO-s

Arresti, Berisha ndryshon kurs, do të konsultohet me avokatët nëse do t’i bindet vendimit të parlamentit

19 Dhjetor 14:36

Lideri i opozitës Sali Berisha ndryshoi qëndrim në raport me vendimin e pritshëm të parlamentit për t’i hequr imunitetin. Edhe pse më parë kishte deklaruar se do ta zbatonte vendimin e kuvendit, sot ish-kryeministri Berisha gjatë një konference me gazetarët deklaroi se ky është një vendim i paligjshëm. Lideri i opozitës sqaroi se do të konsultohet me avokatët e tij nëse do të zbatojë vendimin e gjykatës që pason heqjen e imunitetit për arrest shtëpie apo arrest në burg.

“Natyrisht unë kam avoketërit, i dëgjoj sepse me votimin e parlamentit mbyllet një cikël i këtij procesi. Dhe unë në këshillim me avoketërit, do marr vendimet që duhet të marr. Dje pashë që ajo seancë ishte turpi më i madh në historinë e këtij parlamenti”, tha Berisha.

Lexo edhe :

Related Posts

Nesër vendoset fati i Berishës, Këshilli i Mandateve dorëzon dy raporte në Kuvend
Parlamenti voton arrestimin e Berishës, opozita del në protestë! Çfarë pritet të ndodhë sot

Lideri i opozitës Berisha sqaroi se ndryshimi i qëndrimit erdhi pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, kur sipas tij prokurorët nuk paraqitën asnjë provë.

“Unë e kam bërë të qartë se përsëri nuk e njoh vendimin. Sepse ky vendim është një akt i turpshëm, një akt i neveritshëm i komisionit Basha-Brava”, u shpreh ai.

Sipas Berishës paligjshmëria e veprimeve të prokurorisë qëndron në vendosjen e masës detyrim paraqitje pa marrë më parë autorizimin e parlamentit. Lideri i opozitës paraqiti edhe vendimin e gjykatës së krimeve të rënda në atë kohë, ku vlerësohet se për sa kohë që parlamenti i ka dhënë leje prokurorisë që Saimir Tahirit t’i ndalohet dalja jashtë vendit nuk ka pengesë për aplikimin e kësaj mase.

Por akuzat e Berishës kundër prokurorëve të SPAK-ut nuk u kufizuan vetëm tek çështja e tij. Lideri i opozitës njoftoi se do të padisë penalisht prokurorët Dritan Prençi e Arben Kraja, pasi sipas tij kanë amnistuar kreun e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në hetimin e inceneratorit të Tiranës.

“PD do ngrejë padi penale ndaj skapistëve Kraja, Prençi për këtë akt të pashembullt ndonjëherë në historinë e hetimit”, deklaroi Berisha.

Përveç padive penale, pak ditë më parë Berisha paralajmëroi edhe protesta para godinës së SPAK-ut. /vizionplus.tv

 

 

 

 

Posted Under:
Aktualitet Politike
Tagged:
arrest Berisha SPAK

Nga e njëjta kategori

Shqipëria marrëveshje me kompaninë energjetike italiane, Rama: Garantojmë rezervat strategjike

më shumë...

Lamallari takim me homologun holandez, në fokus forcimi i bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë

më shumë...

Shqipëria marrëveshje me kompaninë energjetike italiane, Ibrahimaj: Synojmë të kthejmë shtetin në fitimprurës

më shumë...

Neomalësorja letër të hapur Ramës: Brezi i ri nuk intimidohet, shqiptarët janë lodhur dhe ti nuk i frymëzon më!

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

5:08

Shqipëria marrëveshje me kompaninë energjetike italiane, Rama:...

4:57

Lamallari takim me homologun holandez, në fokus...

4:52

Shqipëria marrëveshje me kompaninë energjetike italiane, Ibrahimaj:...

4:49

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

4:44

E trishtë, ndahet nga jeta aktori Sotir...

4:28

Trump: Lufta në Ukrainë mund të kishte...

4:27

E konfirmon ADN-ja! Trupi i gjetur në...

4:04

Neomalësorja letër të hapur Ramës: Brezi i...

3:51

Meloni po shqyrton mundësinë e zgjedhjeve të...

3:40

E dini se deodorantët mund të jenë...

2:56

Fundi i qershorit sjell rikthime nga e...

2:50

“Qeveria mbështet drejtësinë”, Gogu: Investimet të maten...

2:48

“Dialog për investimet e huaja”, Dhoma Amerikane:...

2:26

Berisha: Mbështesim pesë kërkesat, Parlamenti duhet të...

2:15

Turqia arreston mbi 200 persona para samitit...

2:10

Ylli Zalla i shpëtoi RENEA-s, arrestohet 55-vjeçari...

1:52

I shpallur në kërkim për arsenal armësh,...

1:44

Tragjedi në Indi, zjarri në një qendër...

1:43

Netanyahu përsërit nevojën për t’u bërë të...

1:31

Pse bebeve nuk duhet t’u jepet mjaltë...

Më të klikuarat

  • “Çfarë komandant i leshit more”, Rama nxjerr dok...
  • Kërkesat e protestuesve, reagon Rama: Nuk ka lidhje Irani? D...
  • E rëndë në Prrenjas, 69-vjeçari i vë flakën bashkëshortes pa...
  • I shpallur në kërkim për arsenal armësh, Ylli Zalli i shpëto...
  • “S’të kam thënë të dua”, Indri përballet me Vanesën, zbulojn...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.