Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
03 September 2026
Vizion fokus

Dita e 96 e protestës, qytetarët vijojnë marshimin në...

Dorëhiqet ministri estonez pas skandalit me municionet për Ukrainën

U emërua në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, reagon...

Netanyahu: Përmbysja e regjimit në Iran është e arritshme

New York ndalon përdorimin e inteligjencës artificiale në shkollat...

Paralajmërimi i frikshëm i Organizatës Botërore të Meteorologjisë: “El...

Përplasja mes biznesmenëve në Vlorë, policia: U përdorën armë...

Zjarri në Kalivaç të Lezhës, 26 banesa të dëmtuara

Akuzat për mbylljen e profileve që pasqyrojnë protestën, Rama:...

4 gola në 3 ndeshje, Mbappe shpallet “Lojtari i...

Nesër vendoset fati i Berishës, Këshilli i Mandateve dorëzon dy raporte në Kuvend

20 Dhjetor 22:30

Në një mbledhje maratonë, prej më shumë se 4 orësh, Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit vendosi këtë të hënë me 6 vota pro, miratimin e kërkesës së SPAK për t’i dhënë leje për arrestimin e Sali Berishës.

Pas 5 votave të socialistëve dhe 1 e Enkelejd Alibeajt, kjo kërkesë do të kalojë për votim ditën e enjte në Kuvend, ku do të jetë edhe akti i fundit në këtë institucion për ashpërsimin e masës së sigurisë së Berishës, nga detyrim paraqitje në arrest me burg ose arrest shtëpie.

Lexo edhe :

Related Posts

Arresti, Berisha ndryshon kurs, do të konsultohet me avokatët nëse do t’i bindet vendimit të parlamentit
Arrestimi i Berishës? Dumani: Në duart e dy prokurorëve, nuk ndikohem nga presioni
Kërkesa për heqjen e imunitetit, Berisha: U bë pa pasur prova, do e drejtoj me vendosmëri opozitën

Për raportin që doli nga Këshilli që autorizon Kuvendin të lejojë arrestimin e ish-kryeministrit, duhen të paktën 71 vota. Mazhoranca qeverisëse i ka e vetme këto vota, pasi në zgjedhjet e fundit të 25 prillit 2021 arriti të siguronte 74 mandate.

Tashmë, duket se SPAK e ka rrugën e hapur për t’iu drejtuar GJKKO-së për të caktuar njërën nga masat e sigurisë, atë të arrestit me burg apo të arrestit në shtëpi.

Ndonëse për shkak të moshës, Berisha mund të përjashtohet nga arresti me burg, prokurori i çështjes Arben Kraja bëri të ditur në mbledhjen e Këshillit se gjykatës do i drejtohen për të dyja masat e më pas do të jetë në dorën e kësaj të fundit se çfarë do të vendosë.

Gjykata duhet ta shqyrtojë brenda 5 ditësh nga e premtja.

Berisha akuzohet për favorizim të familjarëve të tij në privatizimin e ish-kompleksit Partizani, gjatë kohës që ai ka qenë në qeveri. Padia kundër Berishës dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi u depozitua disa vite më parë nga Taulant Balla.

Për Malltezin, pas qëndrimit në qeli, gjykata ka dhënë masën e sigurisë arrest shtëpie.

Ndërkohë, që ditën e sotme janë depozituar në Kuvendin e Shqipërisë 2 raportet e Këshillit të Mandateve për heqjen e imunitetit të ish-kryeministrit, Sali Berisha.

Njëri është raporti i Enkelejd Alibeajt, ndërsa raporti i dytë është ai mazhorancës.

“Përfundimisht, si anëtar i Këshillit për Imunitetin, i rekomandoj seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të votojë, për miratimin kërkesës për dhënien e Autorizimit, të kërkuar me shkresën nr. 16688 prot., datë 12.12.2023 të SPAK “Për dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit”, thuhet në raportin e Alibeajt./vizionplus.tv

Posted Under:
Politike Vendi
Tagged:
Berisha Kuvendi SPAK

Nga e njëjta kategori

Dita e 96 e protestës, qytetarët vijojnë marshimin në rrugë

më shumë...

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 8 vatra aktive, situata më problematike në Lezhë

më shumë...

U emërua në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, reagon Klodiana Spahiu: Mirënjohëse për besimin e dhënë!

më shumë...

Akuzat për mbylljen e profileve që pasqyrojnë protestën, Rama: Turp për gjithë dështakët që përhapin marrëzira

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

9:30

Dita e 96 e protestës, qytetarët vijojnë...

9:29

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 8...

9:11

Dorëhiqet ministri estonez pas skandalit me municionet...

9:09

U emërua në krye të Ministrisë së...

8:45

Netanyahu: Përmbysja e regjimit në Iran është...

8:09

New York ndalon përdorimin e inteligjencës artificiale...

7:51

Paralajmërimi i frikshëm i Organizatës Botërore të...

7:44

Përplasja mes biznesmenëve në Vlorë, policia: U...

7:32

Zjarri në Kalivaç të Lezhës, 26 banesa...

7:26

Akuzat për mbylljen e profileve që pasqyrojnë...

7:24

4 gola në 3 ndeshje, Mbappe shpallet...

6:54

BE vendos taksë të re për produktet...

6:49

Të gjithë zgjedhin vajin e ullirit, por...

6:45

Zjarr i madh në portin e Shëngjinit,...

6:41

Nga akademia te ekipi i parë? Spalletti...

6:27

Stephen Curry kërkon të mbyllë karrierën me...

6:22

Nedim Bajramit nuk i ndahen telashet, i...

6:17

Radhimë/ Shkrumbohet nga flakët një makinë në...

5:50

FOTO/ Del në shitje rezidenca luksoze nga...

5:47

Përshkallëzohet situata e zjarreve në Kalivac të...

Më të klikuarat

  • Vijon saga e hakmarrjes në Mirditë! Vritet Viktor Bardhi, vë...
  • E trishtë! Humb jetën në aksident tragjik Laurent Krasniqi
  • Persona të armatosur e kërcënuan dhe gjobitën 5 mln euro, ku...
  • E rëndë/ 29-vjeçari rreh për vdekje nënën e tij, sulmi zgjat...
  • Kuçovë/ Shoqëruan me forcë një person, Hita pezullon nga det...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.