Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
28 July 2026
Vizion fokus

Ofertë e “çmendur”, Al Hilal kërkon yllin e Bajernit

Trump: Po zhvillojmë bisedime të mira me Iranin, por...

Houthi godet objekte të naftës në Arabinë Saudite

Rumania shpalli ambasadorin rus person të padëshiruar

Të shtëna me armë zjarri pranë konsullatës së SHBA...

Austria planifikon të zgjasë shërbimin ushtarak

Zjarre të shumta përfshijnë Portugalinë, digjen mijëra hektarë me...

Stuhia në malin Elbrus, humbin jetën pesë alpinistë

“Hajduti i pulave”, Rama ndan videon e VIZION PLUS:...

Hetimi për kompanitë celulare/ Autoriteti i Konkurencës: Paketa më...

“Vrau Ilir Hidrin në Ekuador”, detaje nga arrestimi i Azemit: Ekzekutoi çiftin malazez për hakmarrje

13 Dhjetor 12:38

Më 6 dhjetor 2023, në Maqedoni u arrestua Remzi Azemi, shtetas i Kosovës. Ky i fundit kërkohej nga Ekuadori pasi akuzohet për vrasjen e Ilir Hidrit në maj të vitit 2017 në qytetin Guayaquil të Ekuadorit.

Sakaq, mediet e huaja kanë zbardhur detaje të reja nga arrestimi i tij.

Lexo edhe :

Related Posts

Atentat shqiptarit në Ekuador, plagoset rëndë Remzi Azemi, shkak pazaret e drogës
Jeta e “bosit” të mafies ballkanike i akuzuar për tre vrasje, çfarë deklaronte Azemi: Kam dobësi femrat, Hidri konsumonte kokainë 24 orë në ditë
Në kërkim ndërkombëtar për vrasje, arrestohet Remzi Azemi

Sipas “Extra” Azemi dyshohet se ka lidhje me vrasjen e shqiptarit Hidri Ilir, 40 vjeç, ngjarje e ndodhur më datë 30 maj 2017.

Mirëpo, edhe pse Azemi akuzohet për vrasjen e Hidrit, nuk ishte kjo arsyeja pse ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Azemi ishte shpallur në kërkim për shkak të një ekzekutimi të dyfishtë ku viktima mbetën malazezi Fadil Kacanic dhe gruaja e tij nga Ekuadori, Elsa María de Fatima Gallegos Chacón.

Ata u rrëmbyen nga një grup prej rreth pesëmbëdhjetë individësh që u identifikuan si oficerë policie dhe më pas hynë në shtëpinë e çiftit. Ngjarja është regjistruar në orën 05:00 të datës 14 mars 2018.

Në dokumentet e procesit, të shqyrtuara nga “EXTRA”, detajohet se kërkesa në Interpol u ngrit pasi hetuesit zbuluan se i dyshuari ishte larguar nga vendi për në Peru dhe kishte të dhëna të udhëtimeve drejt Gjermanisë dhe Holandës.

Hetimet për rastin dolën në dritë në vitin 2020, gjatë seancës në të cilën u vendos që Remzi Azemi të thirrej në gjyq për krimin e dyfishtë.

Në procesverbal përmendet se incidenti ndodhi për shkak të larjes së hesapeve mes këtyre shtetasve të Ballkanit.

Remzi Azemi gjithashtu, është konsideruar si një nga drejtuesit e dyshuar të mafies ballkanike, pasi ishte një nga të arrestuarit gjatë operacionit të kryer në Ekuador, në qershor të vitit 2014.

Operacioni kishte qëllim çmontimin e një grupi që trafikonte kokainë përmes Porteve të Guayaquil.

Ndaj Remzi Azemit ka pasur një tentativë vrasje më 7 nëntor 2017, në qendër të Buenos Aires.

Ai po udhëtonte me bashkëshorten dhe vajzën e saj 3-vjeçare me një automjet Ford të blinduar që nuk kishte targa.

Ai u qëllua një herë në qafë dhe tre herë në shpatullën e majtë. Azemi u dërgua në spital dhe arriti të mbijetonte.

Pas hetimeve u konstatua se ditën e atentatit Remzi Azemi ishte thirrur nga malazezi  Kaçanic.

Këto detaje figurojnë në dosjen e vrasjes së dyfishtë. Mirëpo, nuk saktësohet nëse hakmarrja ka ardhur për shkak të asaj ngjarje apo për ndonjë arsye tjetër, por mësohet se vdekja është kryer në mënyrë të egër, sidomos ndaj malazezit./vizionplus.tv

Posted Under:
Bota Kronike Kryesoret
Tagged:
Ekuador ilir hidri remzi azemi

Nga e njëjta kategori

Trump: Po zhvillojmë bisedime të mira me Iranin, por sulmet mund të rifillojnë nëse dështon diplomacia!

më shumë...

Houthi godet objekte të naftës në Arabinë Saudite

më shumë...

Rumania shpalli ambasadorin rus person të padëshiruar

më shumë...

Të shtëna me armë zjarri pranë konsullatës së SHBA në Toronto

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:41

Ofertë e “çmendur”, Al Hilal kërkon yllin...

10:28

Trump: Po zhvillojmë bisedime të mira me...

10:25

Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse konsumoni...

10:15

Molla para gjumit, ja përfitimet që sjell...

10:09

A ekziston shqisa e gjashtë?

9:49

Houthi godet objekte të naftës në Arabinë...

9:26

Rumania shpalli ambasadorin rus person të padëshiruar

9:07

Të shtëna me armë zjarri pranë konsullatës...

8:43

Austria planifikon të zgjasë shërbimin ushtarak

8:04

Zjarre të shumta përfshijnë Portugalinë, digjen mijëra...

8:00

Stuhia në malin Elbrus, humbin jetën pesë...

7:40

“Hajduti i pulave”, Rama ndan videon e...

7:37

“San Nicolas” inaugurohet në Palasë! Projekti i...

6:54

Hetimi për kompanitë celulare/ Autoriteti i Konkurencës:...

6:39

Të gjithë “sytë” nga Ernest Muçi, pas...

6:34

Miratohet marrëveshja me SHBA, ministri i Mbrojtjes:...

6:16

Fundi i korrikut sjell lajme të mira...

6:10

Vrasja e gazetarit italian, gjykata lë në...

6:01

Kurti takon Sorensen, ja çfarë diskutuan

5:58

Situatë e vështirë nga zjarret në Francë...

Më të klikuarat

  • “Situata më e vështirë e karrierës sime 12-vjeçare”, flet po...
  • Përgatituni për ndryshime të momentit të fundit! Horoskopi j...
  • Nisma, afat i ri për regjistrimin e tokës bujqësore në fshat
  • Lezhë/ I bie arma nga çanta në spital dhe shkrepet pa dashje...
  • Parashikimi i motit për ditën e martë, çfarë ndodh me temper...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.