81 lekë. Kjo është vlera në para e një vote të hedhur për vendoret e majit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e certifikoi atë pasi vulosi rezultatin e dalë për 61 këshillat bashkiakë.
Llogaritja e 81 lekëshit u bë nga pjesëtimi i buxhetit prej 100 milionë lekësh me totalin e votave për këshillat bashkiak.
Përcaktimi i “çmimit” të votës do të shërbejë për të parashikuar mbështetjen financiare që qeveria do t’i japë partive politike për zgjedhjet e ardhshme vendore.
Edhe në zgjedhjet e 2027-ës pjesa më e madhe e parave publike do t’i shkojë Partisë Socialiste. Për herë të parë, Partia Demokratike e Lulzim Bashës nuk do të jetë forcë e parë e opozitës. Kryesimin e mori Partia e Lirisë e Ilir Metës por me votat e demokratëve të Sali Berishës.
Mbështetje financiare nga shteti do të përfitojnë edhe 10 parti të tjera më të vogla mes të cilave edhe Social-Demokratet e Tom Doshit. Për nga numri i votave ajo u rendit e katërta duke lënë pas republikanët e Fatmir Mediut dhe agraro-ambientalistët e Agron Dukës.
Me certifikimin e votës së 14 majit, partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje kanë kohë deri në javët e para të tetorit të raportojnë shpenzimet e kryera për fushatë, nëse paratë që u dha qeveria u mjaftuan apo u tepruan si në rastin e Partisë Demokratike që për shkak të mospërfaqësimit në të 61 bashkitë shpenzimet i pati më të reduktuara.
1.Partia Socialiste e Shqipërisë 579.625 vota ose 43.11%
- Koalicioni “Bashkë Fitojmë” 247.883 vota ose 18.44%
- Partia Demokratike 103.723 vota ose 7.71%





