Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
03 June 2026
Vizion fokus

Frikë për përshkallëzim në Lindjen e Mesme, SHBA godasin...

Trump emëron aleatin besnik Bill Pulte në krye të...

Rubio: Plani i Trump për Gazën nuk parashikon që...

Investimi në Zvërnec, inxhinieri i mjedisit tregon nëse do...

Protestat për Rrjollin dhe Zvërnecin/ “Nuk janë financuar nga...

Zvërneci, Sefa: Investimet e huaja direkte ndihmojë ekonominë

Metani: Nuk duhet hetuar vetëm ai që goditi me...

Zelensky: Rusia mund të nis një tjetër valë sulmesh...

Çfarë fshihet në Zvërnec? Avokati: Ka shkelje ligjore, nuk...

Investimi në Zvërnec/ Inxhinieri i mjedisit: U mundësua pas...

Rusia dëbon nëntë diplomatë të Finlandës në shenjë hakmarrjeje

6 Korrik 19:07

Ministria e Jashtme e Rusisë njoftoi të enjten dëbimin e nëntë diplomatëve finlandezë dhe mbylljen e konsullatës së Finlandës në Shën Petersburg si hakmarrje ndaj Finlandës që dëboi nëntë diplomatë rusë muajin e kaluar.

 

Ministria tha në një deklaratë të gjatë se ajo thirri ambasadorin e Finlandës në Rusi, Antti Helanterä, të enjten dhe përcolli “notën e saj të protestës së fortë në lidhje me politikën konfrontuese anti-ruse të ndjekur nga autoritetet finlandeze”.

 

Deklarata gjithashtu vuri në dukje se “parametrat e anëtarësimit të Finlandës në NATO krijojnë një kërcënim” për sigurinë e Rusisë dhe “inkurajimi i regjimit të Kievit për të shkuar në luftë dhe armatosja e tij me armë perëndimore tregon qartë veprime armiqësore kundër vendit tonë”.

 

Deklarata përfundoi duke thënë se “kjo linjë e autoriteteve finlandeze nuk mund të mbetet pa përgjigje”.

 

Ata bënë të ditur se nëntë diplomatët finlandezë do të dëboheshin nga Rusia dhe leja e funksionimit të konsullatës finlandeze në Shën Petersburg, qyteti i dytë më i madh i vendit, do të revokohet duke filluar nga 1 tetori.

 

Finlanda, e cila ndan një kufi të gjatë me Rusinë, u bashkua me NATO-n në prill si anëtari i 31-të i aleancës ushtarake.

 

Politikani veteran i Finlandës dhe më pas ministri i jashtëm, Pekka Haavisto, njoftoi në maj se Rusia ka ngrirë llogaritë bankare të përfaqësive diplomatike të Finlandës në Moskë dhe Shën Petersburg, duke ndërprerë rrjedhën e parave dhe duke detyruar misionet e vendit nordik të përdorin pagesa me para në dorë.

 

Në qershor, Finlanda dëboi nëntë diplomatë rusë, të dyshuar se punonin në operacionet e inteligjencës në ambasadën ruse në Helsinki.

 

Presidenti finlandez Sauli Niinistö shkroi në Tëitter se ai e konsideroi veprimin e Moskës të enjten si një përgjigje “të ashpër dhe asimetrike” ndaj vendimit të Helsinkit për të dëbuar diplomatët rusë.

 

Niinistö tha se qeveria finlandeze po shqyrtonte kundërmasa, duke përfshirë një mbyllje të mundshme të konsullatës së Rusisë në qytetin port perëndimor të Finlandës, Turku./rel

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Diplomate Finlandë Rusi

Nga e njëjta kategori

Arrestohet roja i bankës që u grabit dje, autori mori paratë e arkës dhe 10 mijë paund nga qytetarja që po i depozitonte

më shumë...

Frikë për përshkallëzim në Lindjen e Mesme, SHBA godasin objektiva iraniane në Gjirin Persik, Teherani sumon vendet fqinje

më shumë...

Sot miqësorja Shqipëri-Izrael, Policia plan masash: Bllokimi i rrugëve do të nisë në orën 16:00

më shumë...

Trump emëron aleatin besnik Bill Pulte në krye të zbulimit amerikan

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

8:57

Arrestohet roja i bankës që u grabit...

8:51

Frikë për përshkallëzim në Lindjen e Mesme,...

8:36

Sot miqësorja Shqipëri-Izrael, Policia plan masash: Bllokimi...

8:29

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë,...

8:15

“Një situatë e fshehtë mund të dalë...

10:52

Trump emëron aleatin besnik Bill Pulte në...

10:47

Rubio: Plani i Trump për Gazën nuk...

10:26

Investimi në Zvërnec, inxhinieri i mjedisit tregon...

10:18

Protestat për Rrjollin dhe Zvërnecin/ “Nuk janë...

9:55

Zvërneci, Sefa: Investimet e huaja direkte ndihmojë...

9:46

Metani: Nuk duhet hetuar vetëm ai që...

9:37

Zelensky: Rusia mund të nis një tjetër...

9:34

Çfarë fshihet në Zvërnec? Avokati: Ka shkelje...

9:32

Investimi në Zvërnec/ Inxhinieri i mjedisit: U...

9:20

Protesta për Zvërnecin, Sefa: Qytetarët kërkojnë transparencë,...

8:56

Negociatat mund të zhbllokojnë përpjekjen e Ukrainës...

8:50

Aksident tragjik në aksin Laç-Patok, humb jetën...

7:38

35 vjetori i PS, Rama: Sot jemi...

7:35

Protesta për Zvërnecin para Kryeministrisë, qytetarët paraqesin...

7:28

35 vjetori i PS, Rama: Kur ra...

Më të klikuarat

  • Rama-protestuesve: Hajde flasim! Po nuk deshët, punët i kemi...
  • Ilir Meta lë përkohësisht qelinë për t’i dhënë lamtumirën e...
  • Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, rritet nafta d...
  • Protesta për Zvërnecin para Kryeministrisë, qytetarët paraqe...
  • Rama mbështet SPAK për hetimin e “Zvërnecit”: Investitorët k...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.