Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
02 September 2026
Vizion fokus

Trump: Aleatët e Gjirit u njoftuan para sulmeve amerikane...

Tension sërish mes policisë dhe protestuesve para Komisariatit nr....

Sulmi me dron në Gjermani, Rama: Akt agresioni rus,...

Përshkallëzohet situata e zjarreve në Ulëz, evakuohen dy familje...

Irani kundërpërgjigjet ndaj SHBA-së, nis sulme me raketa dhe...

“Nuk i ndahet shpirti nga Inter”, Ronaldo dhe Roberto...

Pas përplasjeve me policinë, protestuesit largohen nga Kryeministria, nisin...

Agjencia bërthamore e OKB-së: Mungesa e aksesit në objektet...

Mbreti i ri i La Ligës! Lamine Yamal fiton...

Përshkallëzohet situata mes protestuesve dhe policisë, shoqërohet një qytetar

Veliaj në Zall-Herr: “Demokratët të mendojnë për hallin e familjeve të tyre, jo për hallin e Saliut non-grata”

27 Prill 18:04

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë takimit me banorët e Zall-Herrit, u bëri thirrje demokratëve që të mendojnë për hallet e familjeve të tyre dhe jo për hallet e Saliut dhe Ilirit.

 

“Një njeri që ka qenë president, kryeministër, sot nuk kalon dot Rinasin. Do zgjidhë ai hallet e veta me Amerikën, në qoftë se njerëzit i japin votën? Nuk e zgjidh dot, se Amerika nuk pyet! E ka marrë vendimin që ai është i korruptuar; e ka marrë vendimin që minon demokracinë; e ka marrë vendimin që ka hedhur njerëz në erë në Gërdec; e ka marrë vendimin që sa herë kanë pasur Shqipërinë e kanë çuar kovë pusi; e ka marrë vendimin që është non grata. Nuk ka asnjë gjë që mund ta ndihmojë Sali Berishën. Një demokrat duhet ta shohë votën si investim. Pse ta çosh në kosh të plehrave, pse ta çosh votën tek një non grata, që e ka prerë biletën e Amerikës dhe nuk ka biletë që e nxjerr dot jashtë Shqipërie; pse ta lidhim hallin tonë me hallin e dikujt që nuk ia zgjidhim dot; pse halli i fëmijëve tanë për shkolla, kopshte e çerdhe duhet të jetë i lidhur me hallin e Saliut që s’kalon dot kufirin? Pse halli ynë për më shumë rrugë, si këto që kemi bërë, për më shumë investime, duhet të lidhet me hallin e Saliut? O demokratë! Partia më rëndësishme është familja jote. E nëse familja jote prej punëve tona jeton më mirë, na jep mbështetjen që të vazhdojmë që të ecim përpara!”, tha Veliaj.

 

Mandej, kandidati i PS-së për Tiranën shtoi:

 

“E keni parë që nuk del më në Tiranë, që pas stadiumit? Nuk del më në Tiranë se Tirana e braktis. Edhe demokrati më i flaktë kur vajti dhe pa stadiumin që deri dje thoshin: Stadiumi i korrupsionit, stadiumi i mafias, stadiumi i krimit, e patë si e ktheu pllakën Saliu? Stadiumi, – tha- i lirisë, stadiumi i demokracisë. Edhe demokrati i thjeshtë tha: Po ti me ne tallesh, se stadiumi qenka i bukur vërtet. Dhe e patë çfarë i bënë demokratët e vërtetë që meritojnë duartrokitje? E lanë vetëm në stadium, kur i erdhi radha për të folur. Ikën nga stadiumi sepse e kuptuan edhe ata që po më gënjeve njëherë, harram e paç! Por po më gënjeve dy herë, hallall e paç, se i bie që jam unë ai që gënjen. Dhe demokratët i thanë pikërisht Saliut: Harram e paç herën e parë, që na gënjeve! Por hallall e paç herën e dytë kështu që ne po ikim dhe po të lëmë vetëm dhe e lanë plakun 80 vjeç, u fliste karrigeve bosh”.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Berisha meta Veliaj Zall Herr

Nga e njëjta kategori

Sulmi me dron në Gjermani, Rama: Akt agresioni rus, Shqipëria qëndron përkrah Berlinit

më shumë...

Pas përplasjeve me policinë, protestuesit largohen nga Kryeministria, nisin marshimin

më shumë...

Përshkallëzohet situata mes protestuesve dhe policisë, shoqërohet një qytetar

më shumë...

Tension mes policisë dhe protestuesve te Kryeministria, palët shtyhen fizikisht

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:02

Trump: Aleatët e Gjirit u njoftuan para...

11:01

Tension sërish mes policisë dhe protestuesve para...

10:16

Sulmi me dron në Gjermani, Rama: Akt...

10:13

Përshkallëzohet situata e zjarreve në Ulëz, evakuohen...

10:05

Irani kundërpërgjigjet ndaj SHBA-së, nis sulme me...

9:59

“Nuk i ndahet shpirti nga Inter”, Ronaldo...

9:45

Pas përplasjeve me policinë, protestuesit largohen nga...

9:15

Agjencia bërthamore e OKB-së: Mungesa e aksesit...

9:11

Mbreti i ri i La Ligës! Lamine...

8:51

Përshkallëzohet situata mes protestuesve dhe policisë, shoqërohet...

8:38

Tension mes policisë dhe protestuesve te Kryeministria,...

8:34

Situata e zjarreve në vend, 4 vatra...

8:27

Vonesa e ambulancës në Vaun e Dejës,...

8:23

“Do të mbetesh i përjetshëm”, Rodrigo De...

8:16

Tension para Kryeministrisë, protestuesit bllokojnë hyrjen e...

8:03

Si të aplikoni për pensionin e pleqërisë,...

7:50

SHBA godet objektiva të Iranit pranë Ngushticës...

7:17

Kërkohet heqja e vetos në BE, 11...

7:15

Rudiger i thotë lamtumirë kombëtares gjermane, mbrojtësi...

7:00

Aplikimet në Akademinë e Sigurisë, Lamallari firmos...

Më të klikuarat

  • Tragjedia në det pranë Qipros! Dëshmia tronditëse e një nëne...
  • “Dolën për kafe, u kthyen të vdekur”, protestë në Vaun e Dej...
  • “Më goditën me tavëll qelqi në kokë e fytyrë”, zbardhet dësh...
  • Aksident i rëndë në Greqi, humbin jetën 3 persona pas përpla...
  • Pas shkarkimit të Ristanit, jep dorëheqjen sekretari i përgj...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.