Një 23-vjeçar, pjesëtar i një grupi kriminal, është arrestuar paraditen e kësaj të premteje nga policia e Vlorës.
Lexo edhe :
Related Posts
Damiano Sejko dyshohet po përgatitej për të kryer një atentat, pasi atij iu gjet 500 gramë eksploziv i montuar në një pajisje me telekomandë, për t’u shpërthyer në distancë.
Uniformat blu gjithashtu sekuestruan armë, municion, lëndë narkotike, veshje si të Policisë dhe dy aparate celularë, të cilat Sejko i kishte fshehur në banesën e tij.
Policia nuk dha detaje të tjera në lidhje me përgatitjen e atentatit, ndërkohë që 23-vjeçari është marrë në pyetje.
Vetëm disa ditë më parë, policia e Vlorës goditi një grup kriminal, duke arrestuar 29-vjeçarin Denis Karafili e duke sekuestruar radio dhe veshje ai ato të uniformave blu, përveç armëve dhe një sasie parash.
Në kuadër të këtij operacioni, janë shpallur në kërkim Inez Hajrulla, Olsi Koçeli, Erand Hoxha dhe Klaus Islamaj, anëtarë të grupit kriminal të njohur për krime kundër personave.






