Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
09 July 2026
Vizion fokus

Rama publikon momente nga Samiti i NATO-s, takime të...

Shantazhet seksuale online dhe mashtrimet romantike, Interpol godet rrjete...

Pas “divorcit” me Kujtim Cakranin, zbulohet kush është avokati...

Seanca në GJKKO, Kryemadhi: Sot është dita e së...

Tragjedi në Itali, shpërthimi në fabrikën e fishekzjarrëve u...

I qepi buzët me gjilpërë dhe pe shoqes së...

SHBA-ja kryen sulme të reja në Iran, Teherani hakmerret...

Lindja e Mesme në alarm: SHBA godet Iranin, Teherani...

Pakistani: SHBA dhe Irani përmbahen nga veprimet që cënojnë...

Dita e 39-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Anulohen fluturimet në Shkup, pas kërcënimeve me bomba

16 Dhjetor 14:00

Aeroporti i Shkupi i ka anuluar të premten të gjitha fluturimet e planifikuara, pas disa kërcënimeve me bomba që ka pranuar përmes postës elektronike.

 

 

Drejtuesit e aeroportit kanë evakuuar të gjithë pasagjerët dhe punonjësit, dhe aty tani janë duke bërë hetime forcat policore të antiterrorit.

 

 

Fluturimet nga Shkupi janë anuluar në kohë të pacaktuar, ndërsa ato që kishin si destinacion Shkupin janë devijuar për në aeroportet tjera jashtë Maqedonisë së Veriut.

 

 

Kërcënime me bomba ka pasur edhe në shumë objekte tjera, hotele, qendra tregtare, në 15 shkolla fillore dhe të mesme, në kopshte fëmijësh dhe qendra të ndryshme sportive.

 

Si pasojë e këtyre kërcënimeve është evakuuar edhe hoteli “Aleksandar Palace”, ku ka qenë kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski dhe zyrtarë tjerë të Qeverisë.

 

 

“Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, nga punonjësit e policisë janë marrë masa për evakuimin e sigurt të objekteve dhe po kryhen kontrollet antiterroriste si dhe masat për zbardhjen e rasteve”, është thënë në njoftimin e Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë së Veriut.

 

 

Alarme për vendosje të bombave ka pasur edhe ditën e mërkurë në 49 objekte të arsimit dhe institucioneve tjera shtetërore, por edhe në qytete tjera si në Kumanovë, Kavadar, Shtip dhe Manastir.

 

 

Kryeministri, Dimitar Kovaçevski, ka thënë se institucionet po punojnë për zbardhjen e këtyre kërcënimeve që kanë nisur më 26 tetor.

 

 

Ai ka thënë se dyshimet janë se bëhet fjalë për “luftë hibride, për futjen e frikës në mesin e popullatës dhe destabilizimin e vendit” dhe se institucionet janë në kontakt me NATO-n dhe faktorë të tjerë ndërkombëtar për ndihmë në zbardhjen e kërcënimeve.

 

 

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, kërcënimet në postat elektronike vijnë nga jashtë Maqedonisë së Veriut, por pa dhënë detaje tjera.

Posted Under:
Kronike Kryesoret Rajoni
Tagged:
alarm per bombe anullohen fluturimet Shkup

Nga e njëjta kategori

Rama publikon momente nga Samiti i NATO-s, takime të ngrohta me Melonin dhe Erdogan

më shumë...

Rama publikon pamje nga punimet në aksin Elbasan–Rrogozhinë: Investim strategjik, urë lidhëse e Shqipërisë me rajonin

më shumë...

Zvërneci “shkon” në Strasburg, Balla: Respektojmë kriteret e BE! Këlliçi: Protesta nuk është nxitur nga Irani

më shumë...

Zjarr në kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:22

Libra falas për Diasporën, Kumbaro: Mbështesim mësimin...

11:20

Rama publikon momente nga Samiti i NATO-s,...

11:09

Shantazhet seksuale online dhe mashtrimet romantike, Interpol...

10:45

Pas “divorcit” me Kujtim Cakranin, zbulohet kush...

10:38

Seanca në GJKKO, Kryemadhi: Sot është dita...

10:13

Tragjedi në Itali, shpërthimi në fabrikën e...

9:57

I qepi buzët me gjilpërë dhe pe...

9:52

Zjarr në zonën malore të Shkodrës, era...

9:15

SHBA-ja kryen sulme të reja në Iran,...

9:14

Ekzekutoi Eglant Koçin/ Armand Shakaj ende në...

8:45

Rama publikon pamje nga punimet në aksin...

8:28

Lindja e Mesme në alarm: SHBA godet...

8:16

Horoskopi i ditës: Një shenjë merr lajmin...

8:04

Parashikimi i motit për sot, rriten temperaturat,...

10:46

Ecja në natyrë forcon imunitetin dhe ul...

10:37

Përse sytë jeshilë janë kaq të rrallë?

10:06

Pakistani: SHBA dhe Irani përmbahen nga veprimet...

10:01

Arsyet përse duhet të hani një lugë...

9:45

Dita e 39-të e protestës, qytetarët nisin...

9:37

Vance: Nëse Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit,...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • Dhuna ndaj minorenes, e planifikuar, publikohen video të tje...
  • Ministria e Arsimit publikon kalendarin, ja kur do të filloj...
  • Ekzekutoi Eglant Koçin/ Armand Shakaj ende në arrati, dyshoh...
  • “Momenti i krenarisë”, Rama: Kur e paimagjinueshmja bëhet e...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.