Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
26 May 2026
Vizion fokus

Iu nënshtrua kontrollit mjekësor, Trump: Gjithçka ishte perfekt, po...

Begaj përshëndet Konferencën e 8-të Ndërqeveritare: Shqipëria më pranë...

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, preket në studio kolegu: Ngjarje...

Çfarë note i vë gjyqtari procesit të vettingut? Ja...

Drejtësia para reformës apo ajo pas 2016-s? Gjyqtari Kalaja...

Çfarë ndodh me një ‘bashkëpunëtor drejtësie’? Gjyqtari zbulon prapaskenat:...

Pse Zvicra nuk pranon ‘pentito’? Gjyqtari Kalaja zbulon arsyet:...

“S’mund të ketë bashkëpunëtor drejtësie për një aksident fatal”,...

A mund të kthehet ‘koka’ e klanit kriminal në...

Si bëhet një kriminel, bashkëpunëtor drejtësie? Gjyqtari Kalaja: Ja...

Afrika e Jugut refuzon të konfiskojë superjahtin e oligarkut të sanksionuar rus

26 Tetor 08:42

Afrika e Jugut tha se do të lejojë një superjaht të një oligarku të sanksionuar rus, që të ankorohet në Kejp Taun.

 

Anija në vlerë prej 521 milionë dollarësh, i përket Alexei Mordashov, aleat i presidentit rus, Vladimir Putin. Kjo anije u largua nga Hong Kongu më herët gjatë kësaj jave.

 

Liderët opozitarë në Afrikën e Jugut i kanë bërë thirrje Qeverisë që ta konfiskojë anijen e quajtur Nord.

 

Por, zëdhënësi i presidentit jugafrikan, Cyril Ramaphosa, tha se ai nuk sheh “asnjë arsye” që t’iu përmbahet sanksioneve perëndimore.

 

“Afrika e Jugut nuk ka asnjë obligim ligjor që t’iu përmbahet sanksioneve të vendosura nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian”, tha zëdhënësi Vincent Magwenya.

 

“Obligimet e Afrikës së Jugut, sa i përket respektimit të sanksioneve, lidhen vetëm me ato sanksione të miratuara nga Kombet e Bashkuara”, shtoi Magwenya, duke theksuar se Mordashov nuk është subjekt i sanksioneve të OKB-së.

 

Shtetet perëndimore dhe aleatët e tyre kanë vendosur sanksione ndaj mbi 1.000 individëve rusë dhe bizneseve ruse në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.

 

Qeveria e Ramaphosas deri më tani nuk ka kritikuar drejtpërdrejt Rusinë dhe po ashtu Afrika e Jugut ka abstenuar në disa rezoluta të OKB-së që dënojnë luftën. Pretoria bën thirrje që të gjendet një zgjidhje përmes negociatave për t’i dhënë fund konfliktit që Rusia nisi më 24 shkurt.

 

Kryetari i Kejp Taunit, Geordin Hill-Lewis – anëtar i një partie opozitare – u bëri thirrje autoriteteve qendrore që të bllokojnë hyrjen për këtë superjaht, duke theksuar se “nuk ka vend në qytetin tonë për bashkëpunëtorë të luftës së Putinit”.

 

Ende është e paqartë nëse oligarku Mordashov gjendet në bordin e anijes. Hill-Lewis sugjeroi se oligarku është duke udhëtuar me jahtin e tij.

 

Por, një zëdhënësi i Mordashovit tha javën e kaluar për Bloomberg News, se ai gjendej në Moskë qëkur jahti i tij kishte arritur në Hong Kong.

 

Para nisjes së luftës, Mordashov ishte njeriu më i pasur në Rusi. Ky 57-vjeçar ka krijuar pasurinë prej 29.1 miliardë dollarësh përmes kompanisë së tij të çelikut dhe minierave, Severstal.

 

Pak pas nisjes së luftës në Ukrainë, Mordashov u godit nga sanksionet perëndimore për shkak të lidhjeve të tij me Putinin. Por, oligarku ka thënë se nuk është i përfshirë në politikën ruse dhe ka pak ndikim në Kremlin.

 

Një jaht tjetër i Mordashovit, Lady M, është konfiskuar nga policia italiane në mars, për shkak të sanksioneve./rel

Posted Under:
Aktualitet Bota Kryesoret
Tagged:
Afrika e Jugut Miliarderi rus Sanksione

Nga e njëjta kategori

Iu nënshtrua kontrollit mjekësor, Trump: Gjithçka ishte perfekt, po kthehem në Shtëpinë e Bardhë

më shumë...

Çfarë ndodh me një ‘bashkëpunëtor drejtësie’? Gjyqtari zbulon prapaskenat: Nga ndryshimi i emrit te ruajtja speciale!

më shumë...

A mund të kthehet ‘koka’ e klanit kriminal në bashkëpunëtor drejtësie? Ja si përgjigjet gjyqtari

më shumë...

Nga çekiçi në gjyq te pena e shkrimtarit, gjyqtari Florjan Kalaja: Ja si erdhi libri i ri

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:43

Iu nënshtrua kontrollit mjekësor, Trump: Gjithçka ishte...

10:37

Begaj përshëndet Konferencën e 8-të Ndërqeveritare: Shqipëria...

10:21

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, preket në studio...

10:15

Çfarë note i vë gjyqtari procesit të...

10:06

Drejtësia para reformës apo ajo pas 2016-s?...

9:57

Çfarë ndodh me një ‘bashkëpunëtor drejtësie’? Gjyqtari...

9:43

Pse Zvicra nuk pranon ‘pentito’? Gjyqtari Kalaja...

9:40

“S’mund të ketë bashkëpunëtor drejtësie për një...

9:36

A mund të kthehet ‘koka’ e klanit...

9:28

Si bëhet një kriminel, bashkëpunëtor drejtësie? Gjyqtari...

9:20

Nga çekiçi në gjyq te pena e...

8:47

Konferenca e 8-të ndërqeveritare, Rama: I lumtur...

8:42

“Puna e Shqipërisë për 10 vite ka...

8:34

Konferenca e 8-të ndërqeveritare, Marilena Raouna: Shqipëria...

8:32

Mijëra aplikime në pak orë, Jaupllari: Vetëm...

8:06

Aksident në aksin Korçë-Maliq, dy të plagosur

7:51

Dielli kalon te Binjakët, shenjat që do...

7:39

BE: Diplomatët do të qëndrojnë në Kiev,...

7:21

Rama në Bruksel: Shqipëria fanatike e BE,...

7:20

Konferenca e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Rama pritet...

Më të klikuarat

  • E gjithë ferma në televotim, Blerina eliminohet nga gara, nu...
  • Shtetasi italian Francesco Diviesti Pesë plumba nga dy armë, vrasja e italianit “çmontoi” grupin...
  • Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën shoferi
  • Jo vetëm Mozën dhe Zhakun, Agai dënon edhe Ilirin, masa që u...
  • “Nuk ta kam ndjerë mungesën”, Indri lexon letrën, i jep fund...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.