Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
01 May 2026
Vizion fokus

Publikohen pamjet e atentatit ndaj Donald Trump gjatë darkës...

“Procesi”/ Iu gjetën 1000 fara kanabisi në makinë, arrestohet...

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, Begaj: Shprehim mirënjohjen më të...

1 Maji/ Rama: I uroj çdo shqiptari punëtor punë...

Marta Kos: Bashkimi Europian pezullon fondet për Serbinë!

Presidenti amerikan quan Hormuzin ‘Ngushtica e Trump’, Teherani: Gabim...

Përplasja me Ramën, Minga: Nëse nuk ka grup që...

Çfarë po ndodh brenda PS, reagimi i Spiropalit? Mema:...

Ushtari izraelit vritet në sulmin me dron të Hezbollahut

“Frikë nga skenari pas largimit të Berishës”, Tafani zbulon...

Ushtarët ukrainas tregojnë torturat që kanë kaluar gjatë luftës me forcat ruse

2 Tetor 18:01

Muajt e pushtimit rus kanë qenë shumë të vështira për banorët në qytetin ukrainas Izium, i cili ndodhet në rajonin e Kharkivit. Forcat ruse torturuan shumë njerëz, pa dallim, ushtarë a civilë.

 

Disa prej tyre rrëfejnë torturat e rënda që kanë përjetuar.

 

Në Izium, një qytet që aktualisht është nën kontrollin e Kievit, forcat ruse torturuan mjaft njerëz, mes tyre ushtarë e civilë. Bazuar në rrëfimet e banorëve, në qytet janë zbuluar dhjetë vende ky kryeshin tortura.

 

Ish-ushtari Mykola Mosyakyn thotë se një klinikë mjekësore ishte kthyer në një vend ku ai dhe shumë të tjerë u torturuan.

 

“Këtu më torturuan me rrymë elektrike. Këtu na rrahën”, tregon ish ushtari.

 

Kur forcat ukrainase rimorën qytetin e Iziumit, ata zbuluan me qindra varre. Shumë prej viktimave ishin torturuar më parë.

 

“Më kanë prangosur e varur. Më kanë rrahur me shkopinj, e më kanë fikur cigaren në trup. Më detyronin të kërceja. Më pas më mbuluan fytyrën me një rrobë dhe më hidhin ujë. Më goditën me rrymë elektrike”, tregon ish ushtari, banues në Izium.

 

Andriy Kotsar u kap menjëherë pasi iu bashkua ushtrisë ukrainase, dhe gjithashtu kaloi kohë një nga vendet që përdoreshin për tortura në këtë qytet.

 

“Ata më godisnin në veshka dhe në shpinë. Përpiqeshin të mos më linin shenja”, tregon i riu.

 

Ushtarët rusë i morën pasaportën dhe letërnjoftimin ushtarak dhe e lanë të largohej. Ai u vendos në një kishë, ku ishin strehuar edhe rreth 100 njerëz të tjerë, duke përfshirë 40 fëmijë.

 

Ivan Shabelnyk, i cili jetonte në Izium, u largua nga shtëpia me një mik më 23 mars për të prerë dru në mal.

 

Ata nuk u kthyen më kurrë. Ludmila Shabelnyk arriti ta identifikojë djalin e saj nga rrobat që kishte veshur. Forcat ruse i kishin toruturuar dhe i kishin hedhur në një varr masiv.

 

“Dikush më tha se do ishte e vështirë ta identifikoja. Ishte lidhur dhe qëlluar nga afër. I kishin thyer brinjët dhe fytyra e tij ishte e dëmtuar”, tregon Ludmila.

 

Nga vendvarrimi masiv që u gjet në një pyll në këtë qytet, të paktën 30 nga 447 trupat e gjetur, kishin shenja të dukshme torturash, duar të lidhura, plagë me armë shkaktuar nga një distancë e afërt, plagë me thikë e gjymtyrë të thyera, sipas prokurorisë së rajonit të Kharkivit.

 

Iziumi ishte nën pushtimin rus për gati gjashtë muaj. Që nga sulmi rus ndaj Ukrainës, qyteti ishte në shënjestër të pothuajse 500 sulmeve ajrore. Ai u sulmua nga ajri më shumë se çdo qytet tjetër në Ukrainë. 90 për qind e qytetit është shkatërruar./ Zëri i Amerikës

Posted Under:
Bota Kronike Kryesoret
Tagged:
Forcat ruse kufte Tortura ushtaret ukrainas

Nga e njëjta kategori

Publikohen pamjet e atentatit ndaj Donald Trump gjatë darkës në Uashington (VIDEO)

më shumë...

“Procesi”/ Iu gjetën 1000 fara kanabisi në makinë, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë (EMRI)

më shumë...

Sot 1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve!

më shumë...

Presidenti amerikan quan Hormuzin ‘Ngushtica e Trump’, Teherani: Gabim i tmerrshëm!

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:15

Kërcënoi me shpërthimin e një bombe në...

11:13

Vrau të bijën 24 vjeçare një vit...

10:26

BE: Keqardhje që partitë në Kosovë s’gjetën...

10:20

Publikohen pamjet e atentatit ndaj Donald Trump...

10:09

“Procesi”/ Iu gjetën 1000 fara kanabisi në...

10:05

Kosovë, çfarë ndodh kur teprohet me zgjedhjet?

9:53

EMRI/ Vidhte motomjete, i çmontonte në pjesë...

8:55

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, Begaj: Shprehim mirënjohjen...

8:49

1 Maji/ Rama: I uroj çdo shqiptari...

8:39

Marta Kos: Bashkimi Europian pezullon fondet për...

8:34

Sot 1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve!

8:15

Parashikimi i motit për sot, çfarë ndodh...

11:10

Presidenti amerikan quan Hormuzin ‘Ngushtica e Trump’,...

10:49

Përplasja me Ramën, Minga: Nëse nuk ka...

10:44

Çfarë po ndodh brenda PS, reagimi i...

10:40

Ushtari izraelit vritet në sulmin me dron...

10:21

“Frikë nga skenari pas largimit të Berishës”,...

10:13

Nuk e regjistrua si kandidat në zgjedhje...

10:04

Gara për kreun e PD, Minga: Qesharake,...

9:54

Tafani kritika për zgjatjen e proceseve gjyqësore:...

Më të klikuarat

  • “Vjen diçka nga e kaluara”, Horoskopi për muajin...
  • Sot në 12:00 mbyllet afati për kandidaturat, Berisha i vetmi...
  • Vendoset data, ja kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme n...
  • Mjeku Edmond Gashi Skandali tek Onkologjiku, Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet...
  • Kanye West vjen në Shqipëri, sjell një super-spektakël në Ti...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.