Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
10 June 2026
Vizion fokus

Xi Jinping dhe Kim Jong Un forcojnë aleancën strategjike...

“Më  shumë siguri në ndërtime”, kontrolle për cilësinë e materialeve për...

“Çdo demokrat të shkojë në protestë”, Berisha: PD mbështet...

Tusk: Asnjë marrëveshje për Ukrainën pa Poloninë

Debat për administratën publike, PD: Angazhohet në aktivitete politike....

Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare...

“Sakrifica e tyre nuk do të harrohet”, Lamallari njofton...

Shtyhet gjyqi ndaj Erion Veliajt, avokati i kryebashkiakut kundër...

Bordi publikon çmimet e reja, ja me sa do...

Protesta të dhunshme në Irlandë, sulmi me thikë nga...

Lidhja e Prizrenit / Ministrja Kushi në Kosovë: 144-vjet pas, dëshira për të qenë krah për krah mbetet e njëjtë

11 Qershor 10:37

144-vjetori i Lidhjes së Prizrenit mblodhi personalitete nga trevat shqiptare të Ballkanit në Shtëpinë e Kulturës së Prizrenit.

 

Në këtë ceremoni morën pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Lindita Nikolla, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, Ministrja e Kulturës Elva Margariti, nënkryetarja e parlamentit të Kosovës Saranda Bogujevci, ministra të qeverisë së Kosovës, deputetë, kryetarë të komunave, historianë e klerikë fetarë, zyrtarë të lartë të ardhur nga trevat shqipfolëse.

 

 

Gjatë fjalës së saj Ministrja Evis Kushi u shpreh se ky përvjetor i Lidhjes së Prizrenit filloi shumë bukur, pasi në të gjitha shkollat e Shqipërisë dhe Kosovës për herë të parë, ora e parë e mësimit iu kushtua Lidhjes Shqiptare te Prizrenit.

 

“Unë jam vërtetë krenare që së bashku me ministren e Kosovës Arberie Nagavcin morëm këtë vendim që sado të duket modest, përcjell një mesazh shumë të rëndësishëm tek brezi i ri, jo thjesht për të njohur historinë, të kaluarën, ngjarjet e rëndësishme të popullit shqiptar, por për të përcjellë tek ata vlerat më të mira që ka populli shqiptar, atdhedashurinë dhe shqiptarinë,” – u shpreh ministrja.

 

Znj. Kushi tha se Lidhja Shqiptare e Prizrenit për interesat e larta të atdheut krahas pushkës përdori edhe penën, duke vërtetuar rolin e pazëvendësueshëm që ka në çdo betejë arsimi dhe edukimi me vetëdije kombëtare, nëpërmjet shkollës shqipe, letërsisë shqiptare e publicistikës patriotike. Prandaj, kjo ngjarje e madhe historike e kombit shqiptar është e përfshirë gjerësisht në kurrikulat e historisë në të gjithë arsimin parauniversitar.

 

Duke folur për sfidat e kombit shqiptar Ministrja Kushi tha se ndryshe nga 144 vite më parë, sot shqiptarët kanë edhe sfida të tjera, të luftojnë për zhvillim, mirëqenie, një ekonomi të begatë, një shoqëri të emancipuar e demokratike;

“Sot luftojmë për integrim në BE, por një gjë mbetet njësoj, dëshira që të jemi krah për krah, të bashkuar me njëri-tjetrin. E prandaj unë jam krenare për Abetaren e Përbashkët Unike që në shtator të këtij viti do të jetë në duart e të gjithë vogëlushëve në Shqipëri e Kosovë, në të gjitha shkollat shqiptare”– u shpreh znj. Kushi.

 

Më tej ministrja shprehu mirënjohje për të gjitha figurat, burrat dhe gratë që edhe pas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit gjatë këtyre 144 viteve vazhduan misionin e atdhetarëve, të rilindësve, e bënë gjithçka ishte e mundur që kombi shqiptar sot të jetë i lirë dhe sovran.

Posted Under:
Kryesoret Sociale Vendi
Tagged:
Kosovë Kushi Lidhja E Prizrenit

Nga e njëjta kategori

“Më  shumë siguri në ndërtime”, kontrolle për cilësinë e materialeve për të shmangur zjarret

më shumë...

“Çdo demokrat të shkojë në protestë”, Berisha: PD mbështet plotësisht kërkesat e të rinjve

më shumë...

Debat për administratën publike, PD: Angazhohet në aktivitete politike. PS: Çdokush është i lirë pas orarit zyrtar  

më shumë...

Sherri në Velipojë dy ditë më parë, arrestohet një person i përfshirë, ishte në kërkim për “tentativë vrasjeje”

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

3:18

Xi Jinping dhe Kim Jong Un forcojnë...

2:53

“Më  shumë siguri në ndërtime”, kontrolle për cilësinë e...

2:46

“Çdo demokrat të shkojë në protestë”, Berisha:...

2:40

Tusk: Asnjë marrëveshje për Ukrainën pa Poloninë

2:30

Debat për administratën publike, PD: Angazhohet në...

2:24

Sherri në Velipojë dy ditë më parë,...

1:53

Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për...

1:44

Sekuestrohen armë, granata dhe qindra fishekë luftarak...

1:40

“Armand Shakaj më tha të fikja dritat...

1:13

Zbulohet mozaiku i ri në Elbasan, arkeologët:...

12:49

“Sakrifica e tyre nuk do të harrohet”,...

12:39

Shtyhet gjyqi ndaj Erion Veliajt, avokati i...

12:26

Paralajmërojnë ekspertët: Manaferrat dhe luleshtrydhet në krye...

11:55

Bordi publikon çmimet e reja, ja me...

11:53

Godit me grusht drejtorin e Ministrisë së...

11:49

Protesta të dhunshme në Irlandë, sulmi me...

11:32

Shpërthim me lëndë plasëse në Balldre, shoqërohet...

11:08

SHBA-ja sulmon rreth 20 objektiva në Iran,...

11:04

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë,...

10:47

“Yacht Club Albania” në Marina Orikum, Bogdani:...

Më të klikuarat

  • Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plagoset një person
  • Vendimi për trashëgimtarët e pronës në Zvërnec, Malaj: Kanë...
  • “Armand Shakaj më tha të fikja dritat se do nxirrte një frig...
  • I zhdukur prej 6 ditësh, mister fati i Eglant Koçit, gjenden...
  • Pse gjithë ky interes nga mediet e huaja për protestën në Sh...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.