Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
25 June 2026
Vizion fokus

Starmer do të mbetet deputet pas largimit nga posti...

Brukseli planifikon mision të ri në Liban, synon mbështetjen...

Tragjedi në Kavajë! Vëllai vret vëllanë me thikë

Mbyllet protesta, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish javën e...

Presidenti Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u...

Policia britanike “armatoset” me dronë dhe skanim fytyrash

Dita e 25-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve...

Trump: Irani ka informuar SHBA se nuk do të...

Rutte do të takojë Trump para Samitit të NATO-s

Vlerësimi amerikan: 60% e disa raketave ruse dështojnë

25 Mars 09:51

Shtetet e Bashkuara vlerësojnë se në ditë të caktuara po dështojnë deri në 60% e raketave ruse me sisteme drejtimi të preçizionit të lartë, thanë për agjensinë Reuters tre zyrtarë amerikanë në dijeni të të dhënave të zbulimit.

 

Ky informacion i ri mund të ndihmojë për të shpjeguar se përse Rusia nuk ka arritur objektivat bazë që nga fillimi i sulmit të saj një muaj më parë, si p.sh. neutralizimin e forcave ajrore të Ukrainës, pavarësisht fuqisë së dukshme të ushtrisë së saj kundër forcave të armatosura të Ukrainës me përmasa shumë më të vogla.

 

Zyrtarët amerikanë, të cilët folën në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së informacionit, nuk dhanë prova për të mbështetur këtë vlerësim dhe nuk bënë të ditur se çfarë saktësisht po shkaktonte shkallën e lartë të dështimit të raketave ruse. Agjensia e lajmeve Reuters nuk arriti të verifikonte në mënyrë të pavarur shifrat.

 

Kremlini dhe Ministria e Mbrojtjes e Rusisë nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për koment. Një shkallë kaq e lartë e dështimit mund të përfshijë çdo gjë, nga defekte në lëshim, deri tek raketat që nuk shpërthejnë në goditje.

 

Zyrtarët amerikanë të mbrojtjes u thanë gazetarëve këtë javë se Pentagoni vlerëson se Rusia ka lëshuar më shumë se 1100 raketa të të gjitha llojeve që nga fillimi i luftës. Zyrtarët amerikanë deri më tani nuk kanë thënë se sa prej tyre goditën objektivat e tyre dhe sa dështuan.

 

Duke cituar inteligjencën amerikane, tre zyrtarë amerikanë thanë se Shtetet e Bashkuara vlerësonin se shkalla e dështimit të Rusisë ndryshonte çdo ditë, se varej nga lloji i raketës që do të lëshohej dhe se ndonjëherë mund të kalonte nivelin 50%. Dy prej tyre thanë se arriti deri në 60%.

 

Një nga zyrtarët tha se të dhënat e zbulimit tregojnë se raketat ruse të lëshuara nga ajri kishin një shkallë dështimi në intervalin nga 20% deri në 60%, në varësi të ditës.

 

Rusia është parë duke vënë në përdorim dy lloje të raketave me vetëdrejtim të lëshuara nga ajri në Ukrainë, Kh-555 dhe Kh-101, sipas Projektit të Mbrojtjes nga Raketat, të Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare. Agjensia e lajmeve Reuters nuk mundi të përcaktojë se cila do të ishte një normë standarde e dështimit për raketat e lëshuara nga ajri. Dy ekspertë të intervistuar nga Reuters thanë se çdo shkallë dështimi prej 20% e lart do të konsiderohej e lartë.

 

Shtetet e Bashkuara besojnë se Rusia lëshoi raketa me vetëdrejtim nga ajri nga hapësira ajrore ruse në fillim të këtij muaji, kur sulmoi një bazë ushtarake ukrainase pranë kufirit polak, dhe një nga zyrtarët amerikanë i tha agjensisë Reuters se kishte një shkallë veçanërisht të lartë dështimi gjatë këtij sulmi. Sulmi vrau 35 persona, sipas autoriteteve ukrainase.

 

Sulmet me raketa kanë qenë një tipar i pushtimit rus, dhe Rusia njoftoi për sulme kundër objektivave ushtarake, përfshirë depot e armëve.

 

Ofensiva ka vrarë mijëra persona dhe ka dëbuar një të katërtën e 44 milionë njerëzve të Ukrainës nga shtëpitë e tyre. Bombardimet kanë goditur zonat e banuara, shkollat dhe spitalet në qytetet e Ukrainës, përfshirë Kharkivin dhe qytetin port të rrethuar Mariupol, në Detin Azov.

 

Rusia, e cila thotë se ushtria e saj është e përfshirë në një “operacion special” në Ukrainë, mohon të ketë goditur civilët./VOA

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Dështim raketa ruse

Nga e njëjta kategori

Starmer do të mbetet deputet pas largimit nga posti si kryeministër i Britanisë

më shumë...

Brukseli planifikon mision të ri në Liban, synon mbështetjen e forcave të sigurisë

më shumë...

Tragjedi në Kavajë! Vëllai vret vëllanë me thikë

më shumë...

Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish javën e ardhshme në Zvicër

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:43

Rukola, aleatja e re kundër shtimit në...

10:26

Starmer do të mbetet deputet pas largimit...

10:18

Brukseli planifikon mision të ri në Liban,...

9:48

Moti i keq në Gramsh, breshëri shkakton...

9:35

Tragjedi në Kavajë! Vëllai vret vëllanë me...

9:10

Mbyllet protesta, qytetarët nisin marshimin në rrugët...

8:38

Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish...

8:10

Presidenti Begaj mesazh për protestat: E drejta...

7:56

Policia britanike “armatoset” me dronë dhe skanim...

7:37

Dita e 25-të e protestës, nis grumbullimi...

7:24

Trump: Irani ka informuar SHBA se nuk...

7:03

Rutte do të takojë Trump para Samitit...

6:39

Dënohet me 7 vite burg nënkryetari i...

6:31

Lamallari në Europol: Forcojmë bashkëpunimin kundër drogës...

6:13

Reforma Administrativo-Territoriale/ Debat mes Boçit dhe Isait:...

6:01

Gjendet i pajetë gazetari që zbuloi lidhjen...

5:38

Ushtria amerikane: Kemi vrarë një udhëheqës të...

5:30

Dorëheqja e Starmer si lider i Laburistëve...

5:04

Krim brenda familjes në Itali! Burri vret...

4:50

Rama pret ambasadorin turk, në fokus forcimi...

Më të klikuarat

  • “Mos u merr me llafe grash”, plas sherri në sean...
  • Krim brenda familjes në Itali! Burri vret bashkëshorten dhe...
  • Tragjedi në Kavajë! Vëllai vret vëllanë me thikë
  • Presidenti Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shpr...
  • “Në një njohje me ish-fermeren e Ferma VIP”, Henri Rru...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.