Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
10 August 2026
Vizion fokus

SHBA kërkon fundin e luftës me Iranin, Trump i...

Historia e kalit të verbër që fiton medalje ari,...

Skandal në Greqi, 15-vjeçari shqiptar denoncon 17-vjeçarin bashkëkombas për...

Nuk arritën në kohë për fluturimin, dy gratë futen...

Makth për vajzat e mitura në Ceuta, raportohen të...

Tmerri i flakëve në Krujë, Rama publikon reagimet e...

Thashethemet për dasmën e Cristiano Ronaldos, mijëra fansa “pushtojnë”...

Tajfuni “Dolphin” godet Kinën, evakuohen mbi 400 mijë persona,...

Aksident tragjik në Peru, 13 viktima pas përplasjes së...

Edhe Greqia në luftë me flakët, zona me e...

“Nuk ka lindur ai burrë që më ndërpret mua”/ Rama debaton me deputetin demokrat në komision

23 Shkurt 21:15

Kryeministri ka debatuar me deputetin demokrat Luçiano Boçi në Komisionin Hetimor për Inceneratorët.

 

Ai pati një përplasje me Boçin në lidhje me rendin e fjalës duke thënë se nuk ka lindur ende ai burrë që mund t’ia ndërpresë fjalën.

 

Pjesë nga debati

 

Edi Rama: Nëse nuk doni komente nga unë mos bëni ju komente. Ajo është akuzë në shkelje të ligjit të këtij komisioni. Por për ligjin kemi komplet qasje të ndryshme. Unë nuk thaashë populli fle gjumë. Sepse ky popull të jep ujë në bisht të lugës dhe pikërisht pse nuk fle gjumë unë jam këtu dhe ju jeni atje. Unë po bëj një aritmetikë të thjeshtë. Ju keni ngritur një tymnajë. 430 mln euro u grabitën. Po them që janë paguar për Elbsanin dhe Fierin bashkë 55 mln dhe për Tiranën deri tani janë bërë 36.9 mln pagesa për pastrimin. Jepet një pagesë që është më e lira. Kemi precedentin që bashkia e kaluar ka kërkuar 37 euro. Sa i përket revolucionit mjedisor nuk di si ta quaj ndryshe. Ju vetë jeni angazhuar në një revolucion kohët e fundit që është një forcë çliruese.

 

Luçiano Boçi: Mos bëj fluturime se i dëgjuam këto. A ka një VKM që ndryshon autoritetin kontraktor në vitin 2018 nga Ministria e Mjedisit te Ministria e Transportit. Nuk dua përralla unë këtu. Po kërkoj një përgjigje për pyetjen time shumë të thjeshtë. Duhet të jemi efektivë edhe në kohë. Kemi 8 orë që të dëgjojmë. Unë dua një përgjigje shumë të saktë

 

Edi Rama: E the 7 herë. Pse më ndërpret mua. Mos na kthe te ora e parë se harxhuam një orë për të thënë që nuk ndërpritet tjetri. Unë jam respekt dhe pretendoj respekt. Mua këtu ose më trajtoni si dëshmitar duke respektuar ligjin që ju ndalon të bëni komente dhe akuza. T’i thuash tjetrit që ti tregon përralla për të vënë popullin në gjumë… Po përsërisni të njëjtat pyetje. Ju thoni përralla, korrupsioni, qerosët. Do ta rrethosh me propagandë? Do dëgjosh përgjigjen, durim. Kjo histori që kanë shitur sahat uji ata. Çfarë më duhet mua. Jeni deputet i një qyteti që deri dje vuante si qen nga helmi, tymi, mbytja. Nuk hapnit dot dritaret në orën 5-6 pasdite. Tymi dhe gazrat toksikë nuk janë demokratë apo socialist. Sot Elbasani nuk ka më. Elbasani në vitin 2014 tejkalonte normën e parashikuar për grimcat e pluhurit në masën 16.37%. Mua nuk ka lindur ai burrë që mua më ndërpret.

 

Luçiano Boçi: Burrërinë tregoje në vend tjetër jo këtu. Këtu je dëshmitar. Kaq të vogël e paske burrërinë ti. Këtu e maske ti?

 

Edi Rama: Sekretarët e partisë m’i kanë bërë këto kur kam qenë i vogël. Nuk e ndërpres. Përgjigja është që Elbasani në vitin 2017 rezulton që nuk ka tejkalim të normës së BE për grimcat e pluhurit. Kjo është ajo që kam bërë unë për Elbasanin. Unë nuk merrem me procedura, udhëheq revolucione mjedisore. Kryeministri është për të thënë ku do shkojmë, çfarë do bëjmë, si do bëjmë. Unë jam shoferi i dashur. Unë nuk jam anëtar i grupit që merret me makinën. Kjo është përgjigja. Tani pyetjen thatë përgjigjen thatë, pyetje me lëng, përgjigje me lëng.

 

Luçiano Boçi: A ka një VKM apo nuk ka?

 

Edi Rama: Kryeministri nuk bën VKM. Nuk ka në legjislacionin e Republikës ndonjë shkresë që titullohet republika e Shqpërisë. Vendimet e kryeministrit. Ka vendime të këshillitr të ministrave. Nuk janë vendime që i merr kryeministri duke ftuar ministrat si në një sofër dhe duke u dhënë nga një kafe. VKM derisa vijnë në tryezë kalojnë procedura shumë të struktururara dhe në fund pasi marrin miratimin e instancave teknike.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Boçi debat komision rama

Nga e njëjta kategori

Skandal në Greqi, 15-vjeçari shqiptar denoncon 17-vjeçarin bashkëkombas për abuzim s*ksual prej tre vitesh

më shumë...

Zjarret në vend, 8 vatra aktive! Ministria e Mbrojtjes: Kërkohet urgjentisht angazhimi i 50 forcave ushtarake në lagjen e Krujës

më shumë...

Kruja nuk gjen qetësi nga flakët, riaktivizohet një tjetër vatër zjarri

më shumë...

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia shpëton 5 turistë suedezë në Ksamil

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:28

SHBA kërkon fundin e luftës me Iranin,...

9:57

Historia e kalit të verbër që fiton...

9:37

Skandal në Greqi, 15-vjeçari shqiptar denoncon 17-vjeçarin...

9:20

Aktorja përballet me momentin e sikletshëm në...

9:10

Zjarret në vend, 8 vatra aktive! Ministria...

8:58

Kruja nuk gjen qetësi nga flakët, riaktivizohet...

8:35

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia shpëton...

8:14

Nuk arritën në kohë për fluturimin, dy...

7:38

Vatra në Mallakastër, ende aktive, vijon lufta...

6:53

I dënuar me burg përjetë, Ardian Çapja...

6:33

Makth për vajzat e mitura në Ceuta,...

6:00

Tmerri i flakëve në Krujë, Rama publikon...

5:35

Thashethemet për dasmën e Cristiano Ronaldos, mijëra...

4:45

Tajfuni “Dolphin” godet Kinën, evakuohen mbi 400...

4:40

Aksident tragjik në Peru, 13 viktima pas...

3:36

A flini me kondicionerin ndezur? Studimet tregojnë...

3:17

Edhe Greqia në luftë me flakët, zona...

3:15

Themelohet “NATO” e Lindjes së Mesme, Turqi-Pakistan-Arabia...

3:11

Programe të reja te “Gjuhët e huaja”,...

1:55

Lamallari e Hita inspektim në Krujë, nuk...

Më të klikuarat

  • Viktima Johan Zuko dhe autori Kristjan Sterjo Sterjo mori kallashin dhe ndoqi Zukon e shokët e tij për t’i...
  • Nga shokë fëmijërie në “rivalë”, si nisi përplasja mes të ri...
  • Aktorja përballet me momentin e sikletshëm në tapetin e kuq...
  • Skandal në Greqi, 15-vjeçari shqiptar denoncon 17-vjeçarin b...
  • Tragjedi në Ksamil, babai përplas aksidentalisht vajzën 4-vj...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.