Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
27 April 2026
Vizion fokus

Seanca në themel, Ilir Meta mbërrin në GJKKO, bën...

Berisha takon zyrtarin e CDU: Do intensifikojmë bashkëpunimin, integrimi...

Raporti vjetor i Prokurorisë së Posaçme, nis raportimi i...

Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Rusi, bisedime me...

Lufta kundër trafikut të drogës, SHBA godet një motoskaf...

Çfarë shkroi autori 10 minuta para sulmit në darkën...

Putin takon ministrin e Jashtëm iranian të hënën, do...

A po e injoron qeveria krizën e çmimeve? Civici:...

Biznesi: Krizën e naftës nuk mund ta mbajmë vetëm...

Sulmi me armë në darkën e Trump, autori nuk...

INSTAT/ Gjirokastritët dhe korçarët më punëtorët, kurse qytetet me më shumë “dembelë” janë…

24 Janar 09:46

Qarqe të ndryshme të vendit shfaqin sjellje ekstreme ndaj punës, pasi në disa prej tyre popullsia në moshë punë (+15 vjeç) shfaq një interes të lartë për të punuar ose është gjithmonë në kërkim të një pune, ndërsa në disa të tjera grupi i popullsisë në moshë pune nuk dëshiron të punojë, d.m.th. nuk është në kërkim të një pune edhe pse në treg ka nevojë për pune.

 

Për shembull qarqet e Gjirokastrës dhe Korçës kanë një interes më të lartë ndaj punës se qarqet e tjera. Siç raportoi INSTAT në qarkun e Gjirokastrës 74 % e popullsisë në moshë pune (+15 vjeç) punuan ose ishin në kërkim të një pune në tremujorin e tretë të vitit 2021. Gjithashtu korçaret paraqesin një interes më të lartë se qarqet e tjera për tregun e punës, pasi 68.7 për qind e tyre ishin në punë ose në kërkim të saj. Në të kundërt në qarkun e Lezhës interesi i popullsisë për punë është shumë i ulët edhe pse bizneset në zonë shfaqin mungesa të theksuara për punonjës.

 

Sipas të dhënave të INSTAT vetëm 48.9 për qind e popullsisë në moshë pune në qarkun e Lezhës ishte në punë apo në kërkim të një punë në 3 mujorin e tretë, ndërsa pjesa tjetër më shumë se gjysma e popullsisë në moshë punë nuk janë as në punë dhe as duke kërkuar pune.

 

Nga ana tjetër bizneset në zonë po vuajnë mungesën e theksuar të punonjësve. Alban Zusi që ka disa fabrika në industrinë përpunuese në këtë qytete pohoi se, mungesa e punonjësve është shndërruar në shqetësimin kryesor vitet e fundit. Lezha është një nga qarqet vendit që ofron punësimin në shërbime për shkak të zhvillimit të shpejtë të turizmit. Gjithashtu qarku i Lezhës ka të zhvilluar bujqësinë argotizmin dhe industrinë përpunuese.

 

Pas Lezhës interes të ulët për tregun e punës shfaqin dibranët. Në këtë qark vetëm 54 për qind e popullsisë në moshë punë ishin duke punuar ose duke kërkuar punë. Dibra është një qark ku mbizotëron vetëpunësimi në bujqësi.

 

Popullsia e qarkut të Tiranës gjithashtu ka një pjesëmarrje të ulët në tregun e punë të popullsisë në moshë pune. Vetëm 55% e popullsisë mbi 15 vjeç ishin në punë ose në kërkim të punës, duke e renditur kryeqytetin me popullsinë me pasive në vend edhe pse ka ofertën më të lartë për punë në shkallë kombëtare si rrjedhojë e përqendrimit më të lartë të aktivitetit ekonomik.

 

Gjatë tremujorit të tretë 2021, në qarkun e Durrësit kishte një interes më të lartë për të marrë pjesë në tregun e punës në raport me dy vitet paraardhëse, si rrjedhojë e përfshirjes në procesin e rindërtimit. /Monitor

Posted Under:
Kryesoret Vendi
Tagged:
Dembele Gjirokastra Korçe Punëtore qytetet Shqipëri

Nga e njëjta kategori

Seanca në themel, Ilir Meta mbërrin në GJKKO, bën simbolin e shqiponjës

më shumë...

“12.4 mln euro kriptovaluta të sekuestruara”, kreu i SPAK: Kemi pasur problematika për administrimin e tyre

më shumë...

Në SPAK për 50 mijë lekë korrupsion, Braho në KLP: Fasha e ulët, duhet rishikuar

më shumë...

“Masat “arrest me burg” janë pakësuar”, Braho raporton në KLP: SPAK ka intensifikuar luftën kundër korrupsionit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:14

Seanca në themel, Ilir Meta mbërrin në...

10:58

“12.4 mln euro kriptovaluta të sekuestruara”, kreu...

10:42

Në SPAK për 50 mijë lekë korrupsion,...

10:33

“Masat “arrest me burg” janë pakësuar”, Braho...

10:31

I ndoqën me kliometra katër persona me...

10:15

Berisha takon zyrtarin e CDU: Do intensifikojmë...

10:07

Raporti vjetor i Prokurorisë së Posaçme, nis...

10:05

Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Rusi,...

9:16

Nuhatja e limonit para fillimit të punës...

8:51

Lufta kundër trafikut të drogës, SHBA godet...

8:30

Parashikimi i motit për ditën e sotme

8:21

“Në planin financiar do jetë një ditë...

10:19

Çfarë shkroi autori 10 minuta para sulmit...

9:41

Përmirëson tensionin e gjakut dhe nivelin e...

9:04

Putin takon ministrin e Jashtëm iranian të...

8:37

Sa pak flitet për dinjitetin në punë....

8:11

A po e injoron qeveria krizën e...

7:52

Biznesi: Krizën e naftës nuk mund ta...

7:31

Sulmi me armë në darkën e Trump,...

7:01

Mos i kombinoni kurrë këto ushqime në...

Më të klikuarat

  • FOTO/ Prindër të katër fëmijëve, këta janë çifti i bashkësh...
  • U ekzekutua me breshëri plumbash së bashku me gruan, ky ësht...
  • Bashkëshorti iu vra nga një sulm 7 muaj më parë, Erica Kirk...
  • Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 42-vjeçari
  • Atentati në Lezhë, reagon policia, viktimat burrë e grua, 39...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.