Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
07 June 2026
Vizion fokus

Zvërneci, qytetarët e Shkodrës, Korçës dhe Pogradecit në protestë...

Plagosje me armë zjarri në Vlorë

“Investimi në Zvërnec, më i madhi në Europë prej...

“Vlonjatët janë pro investimit në Zvërnec”/ Rama nga Elbasani:...

Vrasja e efektivit, zbardhen detaje nga operacioni: Enea Mekolli...

AKSK jep alarmin: Kujdes nga SMS-të mashtruese për gjoba...

Trump: Iranit i kanë mbetur vetëm 22 për qind...

“Duhet të jesh idiot të sajosh të tilla gjëra”,...

Berisha: Rama po fsheh “Zvërnecin”, nuk sqaron asnjë nga...

“Natyra dhe zhvillimi mund të bashkëjetojn”, Rama për komentuesit...

“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do ta ndjejë mungesën e Angela Merkel-it”

29 Tetor 09:39

“Për hir të sigurisë së saj, BE- ja ka nevojë për Ballkanin Perëndimor” – shprehet kryeministri shqiptar Rama

Në një intervistë për gazetën Merkur, kryeministri shqiptar Edi Rama shpjegon ndër të tjera, përse vendi i tij vazhdon të dojë të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

 

Edi Rama, 57 vjeç, ka qenë lojtar i skuadrës kombëtare të basketbollit, më pas është bërë i njohur si piktor me punime të ndryshme (formate të vogla pikture me teknika të ndryshme), ndërsa sot përpiqet ta anëtarësojë vendin e tij në BE. Me shtatin e lartë (2,02 m) shefi i qeverisë shqiptare ia kalon madje edhe Markus Söder-it (1,94 m), me të cilin u takua për të biseduar përpara kësaj interviste.

 

Zoti Kryeministër për çfarë mund të bisedojnë Bavaria dhe Shqipëria?

 

Rama: Siç mund ta dini historia e marrëdhënieve mes vendeve tona shtrihet pas në kohë deri në vitet ‘80. Franz Josef Strauß vizitoi asokohe papritur e papandehur Shqipërinë duke thyer kështu akullin. Gjermania Perëndimore dhe Bavaria ende konsideroheshin armik i klasave. Strauß i propozoi regjimit shqiptar të kohës një marrëveshje joshëse tregtare, e cila nuk u realizua kurrë. Në Tiranë sot ka një rrugë që mban emrin e tij.

 

Si e vlerëron Söder-i dëshirën Tuaj për ta anëtarësuar Shqipërinë në BE?

 

Rama: CSU-ja gjithmonë na ka mbështetur fort në lidhje me këtë çështje. Markus Söder u shpreh në bisedën tonë se mendon që procesi i përafrimit të Shqipërisë e të Ballkanit Perëndimor duhet të përshpejtohet. Vitin e ardhshëm ai dëshiron të vizitojë personalisht Tiranën.

Angela Merkel është nga mbështetëset Tuaja. A përbën një lajm të keq për planet Tuaja të anëtarësimit fundi i erës Merkel në krye të kancelerisë gjermane?

Ky formulim është paksa i tepruar. Por duhet të pohoj se kandelarja ka pasur një ndjeshmëri të veçantë për çështjet tona, çka lidhet me siguri edhe me të shkuarën e saj. Kancelarja është rritur në një dikaturë komuniste, ndaj dhe ndoshta na kupton më mirë se shumëkush. Rrallëherë kam takuar tjetërkënd që të njohë aq mirë Ballkanin Perëndimor e problemet e tij. Ajo do t’i mungojë fort rajonit dhe krejt Evropës.

 

Procesi i anëtarësimit ka ngelur prej kohësh në vendnumëro. A jeni i zhgënjyer?

 

Rama: Në krye të herës po, por jo më. Sot BE-ja nuk është më e njëjta si në kohën e themelimit të saj. Ajo është e fragmentarizuar, vuan pasojat e agjendave kombëtare dhe të interesave të papërputhshme me njëra-tjetrën. Unë besoj se që pas krizës së refugjatëve, BE-ja ndikohet fort nga kahet ekstreme të politikës. Vërtet që partitë e ekstremit të djathtë nuk janë në pushtet, por ato kanë ndikim të madh në politikat e qeverive të moderuara. Hera herës kjo bie në kundërshti me vlerat dhe parimet e BE-së.

Këto fjalë nuk tingëllojnë aspak si një fjalim që të do të bindë BE-në për ta pranuar. Përse vazhdoni të doni të bëheni vend anëtar?

Nuk bëhet fjalë për gjendjen e bashkësisë në një çast konkret të historisë. Për ne Bashkimi Europian është një premtim paqeje. Këtë njerëzit në Perëndim e kanë harruar, sepse falë Zotit nuk kanë parë luftë prej kohësh. Ama ne po. Ndoshta rrugëtimi i BE-së do të jetë me kthesa e pengesa edhe për ca kohë, por në finish ajo mbetet padyshim e ardhmja e kontinentit.

Por me Ballkanin Perëndimor BE-ja fut probleme në derën e shtëpisë, si për shembull konflikti për çështjen e Kosovës.

BE-ja ka nevojë për Ballkanin Perëndimor për hir të sigurisë së vet.
Nuk ka kuptim që të ketë kufi të brendshëm me ne. Dhe nuk ka aspak kuptim që ta lëshojë rajonin tonën nën ndikimin e të tjerëve…

 

…E keni fjalën për Kinën dhe Rusinë?

 

Rama: Ato janë veç pjesa e dukshme. Mos harroni se në rajon jetojnë të krishterë e muslimanë. Do të ishte çmenduri ta lësh Ballkanin Perëndimor një portë të hapur për radikalizimin dhe terrorizmin. Ka ardhur koha që BE-ja ta kuptojë këtë.

 

 

Edhe njëherë: Tensionet në rajon po shtohen. Para pak kohësh Serbia vendosi mjete të mbinduara në kufirin me Kosovën…

 

Rama: Por kjo nuk ka të krahasuar me tensionet e kohëve të mëparshme. Madje kjo lidhet edhe me faktin që kundërshtarët e dikurshëm sot duan të anëtarësohen të gjithë së bashku në BE. Konfliket ushtarake lindin kur shtetet janë të izoluara e jo kur janë në një bashkësi. Kujtoni zhvillimet pozitive që sollën marrëdhëniet franko-gjermane apo dhe rastin e Irlandës. Rreziku që BE-ja të importojë konflikt brenda shtëpisë është i vogël.

 

Në rajon disa kanë frikë se Ju doni të bashkoheni me Kosovën për të krijuar Shqipërinë e Madhe…

 

Rama: Lojra të tilla mendimesh kanë më shumë gjasa jashtë se brenda BE-së.

 

Teksa shumë vende ngurrojnë, Shqipëria, një vend relativisht i varfër ka pranuar shumë refugjatë nga Afganistani. Përse?

 

Rama: Kjo është pjesë e vetëkuptueshme e qenies sonë. Në Shqipëri kemi një thënie: Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut. Me mik kuptojmë mikun e paftuar që ka nevojë për ndihmë. Vendi ka strehuar gjysëm milioni refugjatë nga Kosova dhe 3000 iranianë, kundërshtarë politikë të regjimit të atjeshëm. Pas rënies së komunizmit ne vetë kemi kërkuar strehë në Europë. Sot si vend anëtar i NATO-s e ndjejmë për detyrë. Vendet anëtare të NATO-s nuk mund thjesht t’i kthejnë kurrizin e t’i lënë në mëshirë të kasapëve talebanë forcat vendase që kanë rrezikuar jetën për NATO-n në Afganistan.

Shqipëria do të strehojë 4000 persona…Deri tani janë thuajse 2000, numri shtohet çdo javë. Por në vend nuk ka asnjë diskutim, a është mirë apo keq. Këtu bëhet fjalë edhe për respektin karshi vetes./ Burimi: Michael Kappeler / dpa

 

Shënim:INTERVISTË e gazetës MERKUR

Posted Under:
Bota Kryesoret Politike
Tagged:
Edi Rama Gjermani interviste Kancelare Merkel Mungese

Nga e njëjta kategori

“Investimi në Zvërnec, më i madhi në Europë prej shumë vitesh”, Rama: Kush do i dali në mbrojtje Shqipërisë nëse jap dorëheqjen?

më shumë...

“Vlonjatët janë pro investimit në Zvërnec”/ Rama nga Elbasani: Amaneti i Naim Frashërit është në duart tona!

më shumë...
Violand Braçellari dhe Enea Mekolli

Vrasja e efektivit, zbardhen detaje nga operacioni: Enea Mekolli u vra pa qëlluar asnjë plumb, Braçellari hapi zjarr sapo pa policinë dhe tentoi të largohej

më shumë...

AKSK jep alarmin: Kujdes nga SMS-të mashtruese për gjoba trafiku, synojnë vjedhjen e të dhënave bankare

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

7:48

Zvërneci, qytetarët e Shkodrës, Korçës dhe Pogradecit...

7:04

VIDEO/ Zjarr në parkingun e një pallati...

6:48

Plagosje me armë zjarri në Vlorë

6:31

Nis protesta për Zvërnecin! Qytetarët mblidhen në...

6:24

“Investimi në Zvërnec, më i madhi në...

6:04

“Vlonjatët janë pro investimit në Zvërnec”/ Rama...

5:43

Zgjedhjet në Kosovë, pjesëmarrja në rënie krahasuar...

5:26

Juglindja “vuan” për punëtorë, mungesa të mëdha...

Violand Braçellari dhe Enea Mekolli
5:06

Vrasja e efektivit, zbardhen detaje nga operacioni:...

4:37

AKSK jep alarmin: Kujdes nga SMS-të mashtruese...

4:27

Trump: Iranit i kanë mbetur vetëm 22...

4:07

“Duhet të jesh idiot të sajosh të...

3:28

Berisha: Rama po fsheh “Zvërnecin”, nuk sqaron...

3:12

Kurorëzohet Miss Shqipëria 2026, Paola Avdylaj shpallet...

2:35

Policia kufitare me “dorë të hekurt”, 5...

2:10

Krijohet “Yacht Club Albania”, nisma merr jetë...

2:00

Masa e sigurisë nga Spitali i Traumës,...

1:45

Shiste kokainë, heroinë dhe kanabis, arrestohet 20-vjeçari...

1:30

“Natyra dhe zhvillimi mund të bashkëjetojn”, Rama...

11:53

Dasma e Dua Lipës në Palermo mes...

Më të klikuarat

  • “Policia qëlloi e para”/ Flet për herë të parë n...
  • “Pjesëmarrja më e ulët deri më tani”, Rama flet...
  • Tragjike! Humb jetën në aksident futbollisti shqiptar, Fatjo...
  • Paola Avdulaj shpallet më e bukura e Shqipërisë, rrëmben kur...
  • Kurorëzohet Miss Shqipëria 2026, Paola Avdylaj shpallet nga...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.