Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në fshatin Pëllumbas, Kuçovë.
69-vjeçari Bashkimi Harizi u gjet i vetëvarur me litar dhe pa shenja jete në një nga pemët e ullirit pas banesës së tij. Mësohet se ai vuante prej vitesh nga depresioni.
Harizi kishte 3 fëmijë dhe sipas familjarëve, ai pinte ilaçe antidepresive prej 4-vjetësh.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe forcat e policisë, të cilët janë duke punuar për zbardhjen e shkaqeve dhe dinamikës së kësaj ngjarje.





