E hënë, 5 Tetor 2026 Film TV deri në 06:06 Në vijim ora 06:06: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

E rëndë në Kuçovë/ I moshuari i jep fund jetës, vetëvaret në ullishten pranë banesës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në fshatin Pëllumbas, Kuçovë.

69-vjeçari Bashkimi Harizi u gjet i vetëvarur me litar dhe pa shenja jete në një nga pemët e ullirit pas banesës së tij. Mësohet se ai vuante prej vitesh nga depresioni.

Reklamë

Harizi kishte 3 fëmijë dhe sipas familjarëve, ai pinte ilaçe antidepresive prej 4-vjetësh.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe forcat e policisë, të cilët janë duke punuar për zbardhjen e shkaqeve dhe dinamikës së kësaj ngjarje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë