Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
22 June 2026
Vizion fokus

“Grupe me grekë e serbë të infiltruar në protestë”,...

Velipojë/ Pësuan avari në det, Policia Kufitare u vjen...

“Trump është njeri i paqes”, bisedimet në Zvicër, kryeministri...

Tragjedi në Spanjë, 3 adoleshentë humbin jetën pasi mbetën...

Dyfishohet taksa e pronës! Pipiria: Operacionet e SPAK, a...

Ligji, do tatohet gjithçka, por kur do të mbarojë...

Ja si do të “shfryhet” trafiku në Tiranë-Durrës? Gjobë...

Berisha dënon grisjen e flamurit të Izraelit gjatë protestës...

Rama: Kujdes nga “ushtarët e verbër”. Kryeministri reagon për...

Mediat iraniane njoftojnë se përfundoi raundi i parë i...

BE e ndarë për idenë e pasaportës së vaksinimit

11 Shkurt 10:09

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian mbesin të ndara lidhur me idenë e një “pasaporte të vaksinimit”. Vendet bregdetare të BE-së po e mbështesin një ide të tillë për shkak se një pjesë e ekonomisë së tyre varet nga turizmi.

Muajin e kaluar Greqia i bëri thirrje që Komisioni Evropian të lejojë që “certifikatat e vaksinës” të përdoren për udhëtime në BE. Të hënën ky vend nënshkroi një marrëveshje me Izraelin për të mundësuar udhëtimin e personave të vaksinuar.

Diskutimet brenda bllokut 27 anëtarësh janë duke u zhvilluar për rregullat e përbashkëta mbi të dhënat e pacientëve dhe njohjen e certifikatave të vaksinave.

Ende nuk ka një qëndrim të përbashkët se çfarë të drejta mund të sigurojë një certifikatë e tillë. Spanja e cila është shumë e interesuar për të pasur turistë ende nuk ka lëshuar një “pasaportë të vaksinimit”. Ministrja e Jashtme, Arancha Gonzalez Laya e ka vlerësuar një ide të tillë si “një element shumë të rëndësishëm për të garantuar një kthim të sigurt të lëvizjes”. Edhe Italia beson se një dokument i tillë mund të hapë rrugën e kthimit në aktivitete normale.

Suedia dhe Danimarka kanë shpallur tashme certifikatat elektronike, në bazë të të cilave mund të bëhen udhëtimet jasht vendit. Në Damimarkë përshembull ata që posedojnë këto dokumente mund të darkojnë në restorante.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e mbështet mundësinë e certifikatave të vaksinave, por ka shprehur kritika që ato të përdoren si kusht për të mundësuar udhëtimin.

Franca është shprehur skeptike.

“Nuk kanë të gjithë qasje në vaksina. Pastaj, ne nuk e dimë nëse ato parandalojnë transmetimin”, tha ministri i Shëndetësisë Olivier Veran në janar. Gjermania është gjithashtu kundër që një pakicë e njerëzve të vaksinuar të gëzojnë privilegje të cilat u ndalohen të tjerëve.

“Nëse një restorant dëshiron të hapet vetëm për njerëzit e vaksinuar, do të ishte e vështirë të ndalohet sipas ligjeve aktuale”, tha ministrja e Drejtësisë, Christine Lambrecht.

Në Bashkimin Evropian janë vaksinuar me dy doza të vaksinës vetëm 5.5 milionë njerëz, raporton AFP. Kjo përbën vetëm 1.2 për qind të popullsisë.

Të paktën 12.8 milionë njerëz apo 2.9 për qind e popullsisë së bllokut kanë marrë një dozë, e cila siguron imunitet të pjesshëm ndaj COVID-19./ REL

Posted Under:
Bota
Tagged:
BE pasaporta e vaksinimit

Nga e njëjta kategori

“Trump është njeri i paqes”, bisedimet në Zvicër, kryeministri i Pakistanit: Irani e menaxhoi krizën me dinjitet

më shumë...

Tragjedi në Spanjë, 3 adoleshentë humbin jetën pasi mbetën të bllokuar në një zonë shkëmbore pranë bregdetit

më shumë...

Mediat iraniane njoftojnë se përfundoi raundi i parë i bisedimeve midis SHBA-së dhe Iranit

më shumë...

Trump i vendos ultimatum Iranit: Ndalni ndërhyrjet në Liban ose përballuni me pasoja

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

11:12

“Grupe me grekë e serbë të infiltruar...

11:05

Velipojë/ Pësuan avari në det, Policia Kufitare...

10:05

“Trump është njeri i paqes”, bisedimet në...

9:39

Tragjedi në Spanjë, 3 adoleshentë humbin jetën...

9:19

Dyfishohet taksa e pronës! Pipiria: Operacionet e...

8:32

Ligji, do tatohet gjithçka, por kur do...

8:11

Ja si do të “shfryhet” trafiku në...

8:06

Kur do të jenë gati mbikalimet për...

7:51

Dita e 22-të e protestës në Tiranë,...

7:29

Berisha dënon grisjen e flamurit të Izraelit...

6:53

Rama: Kujdes nga “ushtarët e verbër”. Kryeministri...

6:42

Yjet premtojnë: Përmirësim i madh financiar për...

6:20

Mediat iraniane njoftojnë se përfundoi raundi i...

5:57

“Do ta kemi Marrëveshjen e Re për...

5:06

Heqja e flamurit izraelit gjatë protestës në...

4:21

Protesta e 20 qershorit, e gdhinë para...

4:03

Trump i vendos ultimatum Iranit: Ndalni ndërhyrjet...

3:44

Historike në Britani, Mbreti Charles bëhet monarku...

3:07

Aksident fatal në aksin e vjetër Fushë-Kruj-Laç,...

2:38

Bazohuni në përvojën e mamasë tuaj, 8...

Më të klikuarat

  • Djali i kishte ikur në Greqi për punë sezonale, 55-vjeçarja...
  • E rëndë, 11-vjeçari nga Tirana mbytet në Durrës
  • Aksident fatal në aksin e vjetër Fushë-Kruj-Laç, humb jetën...
  • I riu përplaset nga dy makina njëra pas tjetrës në aksin Lus...
  • Rama pas protestës: Nuk largohem! Turmat janë rrëmbyer nga h...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.