Vdiq në moshën 91 vjec një nga personat e mbijetuar nga kampi famëkeq nazist Auschëitz-Birkenau.
Alberto Sed i kapur në Rome nga ushtria gjermane në luftën ë dytë botërore bashkë me mamanë e tij dhe dy motrat qëndroi për pak kohë në kampin Fossoli dhe pastaj u dërgua në Birkenau.
Aty, të burgosurit të luftës iu stampua numri A-5491.
Dëshmia e tij me shkrim në lidhje me masakrën dhe terrorin që bëhej ndaj cifuteve në kampet naziste dhe sidomos në Auschëitz-Birkenau ka qënë vendimtare për studiuesit për të kuptuar dinamiken e asaj që ndodhte brenda kampeve të tmerrit.
Mirëpo duhet thënë se kjo dëshmi në mënyrë të vecante me shkrim dhe shumë vonë me goje pasi për 50 vite me radhë, Alberto Sed nuk fliste me askënd, si traum e asaj që kishte pësuar dhe parë në këto kampe.
Vetëm pas 5 dekadash, Sed nisi të rrëfeje me gojen e tij atë që I kishin parë sytë, dhe torturat c’njerezore që nazistet I bënin cifuteve në kampet e perqëndrimit. Referatet nëpër shkolla ishin pika më e fortë e kontakteve dhe rrëfimeve të të mbijetuarit të kampit të Auschëitz-Birkenau.






