Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
16 July 2026
Vizion fokus

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin,...

Argjentina përmbys Anglinë në minutat e fundit, siguron finalen...

“Nuk më pëlqen të vendos afate, por ata e...

Kryetari i parlamentit iranian: S’e duam luftën, por jemi...

Konfirmohet data, ja kur Trump do të presë Netanyahun...

BE dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje, do të kombinojnë forcat...

Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza

Begaj: Shqipëria riafirmon mbështetjen e palëkundur për sovranitetin dhe...

Shqipëria hap ambasadën e saj në Dublin

“Do bëja spastrim etnik në Kosovë”, Vuçiç: Deklarata e...

Fitore tjetër në përpjekjet për t’i dhënë fund poliomielitit

25 Tetor 05:15

Nisma për t’i dhënë fund poliomielitit ka qenë afatgjatë. Përpjekjet për realizimin e këtij synimi kanë qenë të vazhdueshme që nga viti 1988, dhe, ndërsa është shënuar një përparim i madh në këtë drejtim, puna nuk ka mbaruar ende. Lajmi i mirë është se sëmundja është tkurrur me 99.9 për qind. Por siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Carol Pearson, poliomeliti vazhdon të jetë i pranishëm në Pakistan dhe Afganistan.

Përpjekja globale për t’i dhënë fund poliomielitit është një program masiv.

Programi mbështetet në fondet globale, vaksinuesit vullnetarë, negociatat me udhëheqësit politikë dhe fetarë në të gjitha nivelet dhe prindërit që kanë besim te vaksina.

Në Kenia, faktet rreth poliomielitit mësohen në shkolla. Fëmijëve u mësohet edhe çfarë t’u tregojnë prindërve të tyre.

Përpjekjet ndërkombëtare po sjellin rezultate. Prania e sëmundjes ka shënuar rënie me një nivel 99.9 për qind. Nigeria pati rastin e saj të fundit të poliomielitit tre vjet më parë. Nigeria, dhe e gjithë Afrika, mund të shpallen zona të lira nga poliomieliti në vitin 2020.

Dikur kishte tre lloje të virusit. Lloji i dytë u zhduk më 2015. Zyrtarët e shëndetësisë tani thonë se edhe lloji i tretë është zhdukur.

“Pra, ky do të jetë lloji i dytë nga tre llojet e virusit që do të zhduken, duke lënë vetëm një lloj të virusit që vazhdon të qarkullojë në botë”, thotë Carol Pandak nga organizata Rotary International që menaxhon programin PolioPlus.

Këtu, në kufirin mes Pakistanit dhe Afganistanit, ku një numër i madh njerëzish kalojnë nga një vend në tjetrin, është zona ku përhapet virusi i poliomielitit të egër.

Mbrojtja e fëmijëve në migrim nga poliomieliti është një punë me orar të plotë. Të dyja vendet patën rritjet të rasteve të kësaj sëmundje nga viti i kaluar.

“Realiteti është që të dyja vendet janë në thelb një bllok epidemiologjik dhe ka kaq shumë lëvizje të popullatës. I njëjti lloj i virusit po transferohet nga njëra anë e kufirit në tjetrën përmes lëvizjeve të popullatës”, thotë Oliver Rosenbauer nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Dhe kjo është sfida kryesore. Njerëzit kanë familje në të dyja anët e kufirit dhe vizitojnë njëri-tjetrin. Një sfidë e dytë janë Talibanët, të cilët tani lejojnë që vaksinat të jepen vetëm në qendrat e imunizimit.

Një sfidë tjetër vjen nga suksesi i programit. Numri i rasteve të poliomielitit ka rënë ndjeshëm.

Dhe programi i zhdukjes së kësaj sëmundjeje tani duhet të trajtojë nevoja të tjera urgjente si uji i pastër. Por, zonja Pandak thotë se programi është përshtatur gjithmonë me ndryshimet.

“UNICEF-i në veçanti ka një strategji për Afganistanin dhe Pakistanin për të siguruar këto shërbime dhe (organizata) Rotary për shumë vite ka punuar me kompaninë Coca-Cola në Pakistan për sigurimin e sistemeve të filtrimit të ujit në disa prej këtyre zonave me rrezikshmëri më të lartë”, thotë Carol Pandak nga organizata Rotary International që menaxhon programin PolioPlus.

Ata që janë përfshirë në Iniciativën Globale të Zhdukjes së Poliomielitit kanë bërë një rrugë më të gjatë dhe më të vështirë sesa pritej në vitin 1988, kur filloi programi. Është shumë larg nga përfundimi, por partnerët në këtë fushatë nuk kanë hequr dorë nga synimi i programit../VOA

Posted Under:
Bota Sociale
Tagged:
fitore Perpjekje poliomelit Shendetesi

Nga e njëjta kategori

“Nuk më pëlqen të vendos afate, por ata e dinë se çfarë duhet të bëjnë”, Trump paralajmëron Iranin

më shumë...

Kryetari i parlamentit iranian: S’e duam luftën, por jemi gati për betejë

më shumë...

Konfirmohet data, ja kur Trump do të presë Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë

më shumë...

BE dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje, do të kombinojnë forcat për prodhimin e dronëve

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

8:27

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD...

8:17

Çfarë parashikojnë yjet sot: E enjtja sjell...

8:13

Moti: E enjtja përvëluese, temperaturat arrijnë deri...

11:08

Argjentina përmbys Anglinë në minutat e fundit,...

10:59

54-vjeçari ndërron jetë në paraburgimin e Vlorës

10:48

“Nuk më pëlqen të vendos afate, por...

10:27

A po pini mjaftueshëm ujë? Këto janë...

10:03

Kryetari i parlamentit iranian: S’e duam luftën,...

9:47

3 ushqime që ulin temperaturën e trupit...

9:22

Konfirmohet data, ja kur Trump do të...

9:10

BE dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje, do të...

9:05

Rritet numri i viktimave nga lufta në...

8:41

Begaj: Shqipëria riafirmon mbështetjen e palëkundur për...

8:23

Shqipëria hap ambasadën e saj në Dublin

8:18

“Do bëja spastrim etnik në Kosovë”, Vuçiç:...

8:00

Mbyllet dita e 46-të e protestës, nis...

7:45

Kuçana debat me Berishën: Do të rikandidosh...

7:09

Nga kandidatët për nënkryetarë, deri tek sekretarët,...

6:40

Kafeja mund të mbrojë mëlçinë dhe të...

6:07

Kontrolli ndaj Ngushticës së Hormuzit, SHBA përfundon...

Më të klikuarat

  • EMRI/ Gjendet i vdekur në rrugë i riu shqiptar në Angli, pol...
  • “Mund të rikthehem sërish”, përfitoi nga amnisti...
  • Si të dallojmë djathin natyral nga ai me niseshte? Eksperti...
  • Kuçana debat me Berishën: Do të rikandidosh Nokën për Sekret...
  • Sula nga Dibra i tërheq “veshin” AKU-së, ish-demokrati nuk k...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.