Patrulla e Policisë në Fier ka parandaluar një ngjarje kriminale në fshatin Baltëz.
Pasi mori një telefonate se dy persona po konfliktuoheshin me arme me njeri-tjetrin, forcat e rendit kanë reaguar me shpejtësi duke parandaluar një vrasje të mundshme.
Shtetasi D.V., 20 vjeç, banues në Baltëz, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri automatik shtetasin F.T., 53 vjeç.
Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit D.V., për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit dhe 1 krëhër me 30 fishekë.





