Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, gjatë marshimit për në proteste iu përgjigj pyetjeve të gazetareve në lidhje me aksionin politik të opozitës ne vazhdim dhe situatën politike ne vend.
Drejtuesja e LSI tha se shqiptarët janë lodhur nga ky tranzicion kaq I gjatë dhe me abuzimet e politikës.
Denoncimi fillon jo vetëm me procesin farsë të votimeve të Rilindjes ku mori goditjen ballore ku as 10% e shqiptarëve nuk i votuan ku ne po themi me një bujari të madhe, i thamë 15%, ku tregon që është minorancë e minorancës. Protestat e opozitës që sot nuk janë më protesta opozite, unë mendoj që duhet ta ndryshojmë fjalën, janë protesta të shqiptarëve për ti dhënë fund tranzicionit 30 vjeçar që ka kapur Shqipërinë. Dhe kjo protestë nuk është për të zgjidhur krizën e momentit, protestat tona janë për ta zgjidhur përfundimisht tranzicionin. Janë lodhur shqiptarët me këtë tranzicion kaq të gjatë, u lodhën me këtë shfrytëzim dhe abuzim të shqiptarëve.
E pyetur nga gazetarët në lidhje me vendimin e parlamentit për të ngritur komisionin hetimor për shkarkimin e Metës, drejtuesja e LSI tha se ky parlament nuk është legjitim e së shqiptarët nuk e kanë hallin tek karrigia e Metës apo edhe e deputeteve por tek hallet e tyre të përditshme.
Është puna e tyre. Ky është një Parlament ilegjitim, është një Parlament që vjen si rezultat i parave të krimit. Nuk është problemi te 101 deputetët, as te 101 familjarët e tyre. Problemi është tek ajo se çfarë duan sot shqiptarët. Unë mendoj që shqiptarët sot nuk kanë hallin as të karriges së Ilir Metës, as të deputetëve shqiptarë, pyesni kë të doni, pyesni të gjithë ata që thërrasin. Ata nuk thërrasin për karrige, ata thërrasin sepse duan punë, duan taksa të ulëta, duan garanci për fëmijët e tyre, duan një Shqipëri në Bashkimin Evropian.
Pyetjes nëse komunikon apo jo me bashkëshortin e saj Ilir Meta, ajo iu përgjigj:
Mua më bëhet shumë qejfi që unë komunikoj me Ilir Metën përsa i përket fëmijëve të mi, familjes sime. Nuk komunikoj me Ilir Metën përsa i përket problemeve të tij presidenciale, apo edhe problemeve që ka LSI-a.
Kryemadhi pati edhe një koment për zgjedhjet lokale. 30 qershorin ajo e cilesoi të paligjshëm. Kryemadhi pohoi se ka një dekret të Presidentit për zgjedhjet ne 13 tetor, gjë e cila sipas saj, thuhej edhe në raportin e OSBE-ODIHR.
Dua t’ju bëj të qartë: Sot shqiptarët nuk janë në shesh as për karriget e disa ish-deputetëve, as për karriget e disa kryetarëve bashkish, zgjedhjet janë në 13 tetor. Votimet e PS-së janë votime ilegjitime. Ka një dekret të Presidentit që e keni edhe në raportin e OSBE-ODIHR, ku znj. Glover e bëri shumë të qartë që mungesa e një Gjykate Kushtetuese e lë në fuqi vendimin e Presidentit. PS po të donte mund t’i drejtohej kësaj gjykate por ka prej dy vitesh që e ka shkatërruar atë. Ndërkohë, nga ana tjetër edhe ka një proces tjetër të uzurpimit të sistemit të drejtësisë që shqiptarëve t’u grabitet pronat dhe të mos kenë ankimime. Por që për hir të së vërtetës kjo marrëveshje politike është një marrëveshje e cila nuk mund të dalë mbi ligjin.
Gjithsesi Kryemadhi mendon se edhe 13 tetori vështirë se mund të ketë zgjedhje pasi KQZ duhet të kishte nisur punë që në 1 korrik për zgjedhje në këtë datë.
Problemi është që edhe 13 tetori është pak problematik sepse KQZ duhet te kishte filluar procesin e zgjedhjeve. Pastaj, ajo që dua të them dhe të jemi të sinqertë, sepse, sot nuk është çështje date, sot është çështje standardesh. A e patë në Greqi se si u bënë votimet? Mbaruan votimet, u shpall rezultati, brenda 24 orësh, sot është ditë e hënë, dje u bënë zgjedhjet, sot është betuar Kryeministri I Greqisë.
Akuzave të Ramës së Kryemadhi por edhe pjesa tjetër e opozitës bashkë me Metën kanë frika nga reforma në drejtësi, prandaj bëjnë protesta, drejtuesja e LSI u përgjigj duke sfiduar kryeministrin.
Aman se na ngatërrohen zorrët e barkut kur flet Z. Rama për drejtësi. Të dalim që te dy bashkë edhe unë edhe ai përpara drejtësisë por nuk e di se sa fashikuj do të… unë kam vetëm një problem me drejtësinë, që mund të quhet arsyeja e sjelljes së Edi Ramës në pushtet. Kjo është drejtësia për të cilën unë dal përpara dhe këtë nuk e kam drejtësi para togave, as të Edi Ramës dhe askujt tjetër, këtë e kam drejtësi para Zotit. Atë që I kemi bërë këtij populli, që I kemi dhënë votat në 2013 dhe I kemi dhënë pushtet një njeriu të çmendur dhe të kapur nga krimi I organizuar, kjo është një drejtësi që ne nuk do ta paguajmë këtu, do ta paguajmë diku tjetër.
Por a ka marrë garanci opozita se në këmbim të qetësisë në 30 qershor, do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentarem, Kryemadhi tha se:
Mos mendoni që ligjet e shqiptarëve janë me garanci ndërkombëtarësh, çdo ndërkombëtar respekton sovranitetin e çdo vendi. Zgjedhjet dhe zgjidhjet që ne marrim përsipër si popull dhe si parti politike, janë tonat, edhe kostot edhe përfitimet i marrim ne si opozitë morëm një vendim shumë të rëndësishëm, djegien e mandateve dhe nxjerra në diell të të gjithë procesit që Edi Rama ka hartuar për sa i përket grabitjes së votave. Mendoni zhgënjimin që kanë ambasadat në Shqipëri sot se pas 6 ditësh nuk flet njeri se si ky njeri i organizoi zgjedhjet vetë, i mori fletët vetë nga fabrika e prodhimit në Slloveni, as nuk i inventarizoi se nuk e ka thënë njeri këtë gjë që është një shkelje e ligjit, i shpërndau nëpër qendrat e votimit, nuk u kënaq, vetë ishte votues, vetë ishte numërues dhe prapë nuk ndenji pa i futur duart në kutitë e votimit, pra vesi del me shpirtin. Pra ky njeri nuk rri dot pa vjedhur, ky njeri vjedh tek koncesionet, ky njeri vjedh tek pronat e shqiptarëve.





