Tre persona të dyshuara si autor të grabitjes së tregtarit 76 vjeçar në Peqin kanë rënë në prangat e policisë, mes tyre nje vajze e re si dhe eshte shpallur ne kerkim nje 19-vjeçar.
Sipas policisë të ndaluarit janë shtetasit me iniciale B.H., 30 vjeç, M.Ll., 27 vjeç, dhe E.Sh., 27 vjeçe , ndërsa vijon puna për kapjen edhe të një prej autorëve të dyshuar të vjedhjes i cili është shpallur në kërkim, shtetasi S.I., 19 vjeç.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin pasi i kanë dhënë një lëng për t’i “paralizuar” kujtesën shtetasit Skënder Zeqiri dhe i kanë vjedhur banesën.





