Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë një 20 vjeçar dhe ka proceduar në gjendje të lirë një 17 vjeçar pasi posedonin armë zjarri e municion pa leje.
20 vjeçari i arrestuar është me inicilaet R.L., banues në Korçë.
Sipas policisë 20 vjeçari së bashku me një 17 vjeçar, identiteti të cilit nuk bëhet I ditur, po qarkullonin me armë zjarri e municion në fshatin Pirg.
Arrestimi I tyre u bë pas një infirmacioni të marrë nga komuniteti.
Sipas policisë, dy shtetasve të mësipërm iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip automatik, një krehër me 3 fishkë dhe 343 copë fishekë të tjerë të vendosur brenda një çante.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.






