Bota
25-vjetori i sulmit mbi Kullat Binjake në SHBA, Trump: Kjo është arsyeja pse luftojmë sot, luftojmë për të fituar

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka përkujtuar ditën e sotme 2,977 viktimat e 25 viteve më parë, gjatë sulmit terrorist mbi Kullat Binjake. Gjatë fjalës së tij, Trump theksoi se 2,977 shpirtra të bukur u shkëputën nga bota jonë.
Presidenti amerikan përsëriti më pas premtimin se Shtetet e Bashkuara “nuk do të harrojnë kurrë” viktimat e 11 Shtatorit.
Reklamë
“Kjo është arsyeja pse luftojmë sot. Nuk kemi zgjedhje. Mund të ketë vetëm fitore. Luftojmë fort. Luftojmë për të fituar”, tha Trump.
Ceremonitë e sotme janë zhvilluar në Nju Jork, Pentagon dhe Shanksville, në nderim të të vrarëve dhe të personave që humbën jetën më vonë nga pasojat shëndetësore të sulmeve.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




