Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka ngritur alarmin se Kosova po kërcënohet nga largimi I të rinjëve.
I pranishëm në një konferencë me temë “Dialogu publiko-privat”, Veseli deklaroi se një fenomen I tillë po tregohet tek rënia e lindshmërisë.
Fenomen që sipas Veselit ka filluar të japë efektet e para.
“Kosova na rrezikohet nga fakti që rinia jonë mund ta lëshojë vendin tonë. Ne mund të kemi një rëndim demografik. Kosovës i duhet shtimi i natalitetit dhe ndihma e diasporës. Kosovës duhet që këta ndërmarrës t’i sjellim në Kosovë”, tha Veseli.





