Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
17 June 2026
Vizion fokus

Polonia dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshje për mbrojtjen

Gogu takohet me homologun holandez Van Weel: Bashkëpunim në...

Samiti i G7, Macron: Ukraina po përparon, Rusia po...

Rusia akuzon Ukrainën për bombardimin vdekjeprurës ndaj autobusit që...

“Një prokuror në Tiranë ka 600 dosje”, KLGJ e...

Trump: Marrëveshja SHBA-Iran i jep fund përpjekjeve të Teheranit...

Tre mjete përfshihen në aksident në aksin Pogradec-Lin, një...

Operacioni “End Point”/ Mashtronin përmes call center-ave, arrestohen 7...

Shefi i NATO-s: Për tango duhen dy veta, Zelensky...

PE miratoi progresin e Shqipërisë, reagon Rama: Ndau “shapin”...

Ja kur nisin aplikimet për Akademinë e Sigurisë, zbuloni kriteret e përzgjedhjes

31 Janar 19:48

Policia e Shtetit nga 1 shkurti ka hapur dyert për studentët që kanë pëfunduar universitetin me rezultate të larta.

 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka përcaktuar kriteret për rekrutimin e 150 studentëve që kanë përfunduar universitetin me rezultate të larta dhe dëshirojnë të bëhen pjesë e Policisë së Shtetit.

 

“Kriteret e përgjithshme për pranimin në Akademinë e Sigurisë e këtyre kandidatëve:

– të jenë shtetas shqiptarë;

– të mos jenë të përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të Sigurisë Kombëtare apo të jenë larguar nga shërbimi civil;

– të kenë zotësi të plotë për të vepruar;

– të jenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të aftë fizikisht, për të kryer detyrën;

– të mos jenë të dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, për kryerjen e ndonjë krimi apo për kryerjen e ndonjë kundravajtjeje penale me dashje;

– të jenë të pajisur me vërtetim besueshmërie;

– të kenë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”.”

Gjithashtu studentët që duan të bëhen pjesë e Policisë duhet të plotësojnë edhe disa kritere të veçanta siç janë;

 

“- të kenë përfunduar ciklin e parë dhe të dytë të studimeve në shkencat juridike, shkencat ekonomike (degët ekonomi, financë) ose shkencat kompjuterike (degët informatikë, elektronikë):

– të jenë në moshë jo më shumë se 29 vjeç;

– të kenë mesataren e cikleve të studimit mbi “8”;

– të jenë me gjatësi jo më pak se 175 cm për meshkujt dhe jo më pak se 165 cm për femrat;

– të kenë njohuri të gjuhës angleze në nivelin mbi 60 pikë sipas standardit ALCPT.”

Çdo student ka mundësi që aplikimin ta bëjë nëpërmjet portalit të Akademisë së Sigurisë, nga data 1 Shkurt 2019 deri në datë 15 Shkurt 2019, ndërsa dosja fizike e aplikimit duhet të dorëzohet pranë Drejtorive Vendore të Policisë, ku aplikanti ka vendbanimin e përhershëm.

 

Aplikantët që plotësojnë kriteret dhe paraqesin dokumentacionin e kërkuar, më pas do t’u nënshtrohen fazave të vlerësimit:

-Vlerësimi sipas notës mesatare, e cila përfitohet nga mesatarja e mesatares së ciklit të parë dhe të dytë të studimeve në të njëjtin profil arsimor, si dhe ata me mesatare të njëjtë sipas institucionit ku aplikanti ka përfunduar shkollimin;

– vlerësimi i njohurive të gjuhës angleze sipas standardit ALCPT;

– intervistimi i aplikantëve;

– kontrolli shëndetësor;

– marrjes së shenjave të gishtave;

– verifikimi përfundimtar i aplikantit.

Kjo hapje e Policisë së Shtetit për të rekrutuar studentë të diplomuar me rezultate të larta, bëhet pas ndryshimeve në ligjin për Policinë e Shtetit, me qëllim afrimin e kapaciteteve profesionale për strukturat e hetimit të Policisë Kriminale, parandalimit të pastrimit të parave dhe krimit kompjuterik, me gradën “nënkomisar”.

 

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit fton dhe nxit të gjithë studentët që kanë kryer ciklin e studimeve që përmbushin kriteret, të marrin pjesë në garën për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit.

Posted Under:
Vendi
Tagged:
Aplikime Kritere policia Studentë

Nga e njëjta kategori

Operacioni “End Point”/ Mashtronin përmes call center-ave, arrestohen 7 persona, procedohen penalisht 27 të tjerë

më shumë...

PE miratoi progresin e Shqipërisë, reagon Rama: Ndau “shapin” e stuhisë digjitale të dizinformimit nga “sheqeri” i zonës së mbrojtur Vjosë – Nartë

më shumë...

Tarifa shëndetësore për turistët, Sala: Për herë të parë kemi një kuadër për regjistrimin dhe trajtimin e të huajve

më shumë...

Mbyllet mandati i Kolegjit të Apelimit, drejtuesit e institucioneve te drejtësisë vlerësojnë procesin e Vetingut

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

6:20

Polonia dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshje për mbrojtjen

6:02

Pse disa njerëz pickohen më shumë nga...

5:52

Gogu takohet me homologun holandez Van Weel:...

5:46

Samiti i G7, Macron: Ukraina po përparon,...

5:20

“Marina Orikum”, porta e re e luksit...

5:19

Rusia akuzon Ukrainën për bombardimin vdekjeprurës ndaj...

5:08

“Një prokuror në Tiranë ka 600 dosje”,...

5:05

Trump: Marrëveshja SHBA-Iran i jep fund përpjekjeve...

4:54

Tre mjete përfshihen në aksident në aksin...

4:50

Parashikimi i motit për ditën e enjte

4:49

Operacioni “End Point”/ Mashtronin përmes call center-ave,...

4:26

Shefi i NATO-s: Për tango duhen dy...

3:51

PE miratoi progresin e Shqipërisë, reagon Rama:...

3:48

Tarifa shëndetësore për turistët, Sala: Për herë...

3:31

Mbyllet mandati i Kolegjit të Apelimit, drejtuesit...

3:09

Metani: Vettingu pastroi sistemin, përgjegjësia kalon te...

2:55

Numërimi në Kosovë drejt fundit, “Vetëvendosje” siguron...

2:48

GJKKO: Burg për narkotrafikantin! Florian Musaj, i...

2:45

Berisha mbron punën e SPAK: Grupet e...

2:32

Aksident në Memaliaj, 45-vjeçari bie nga skela...

Më të klikuarat

  • Kërcënohet deputetja Koçeku? Neomalësorja mesazh për Bajrajt...
  • Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta neonatologu i njoh...
  • Marjana Koçeku tha se është kërcënuar nga Bajrat, reagon avo...
  • “Pesë persona me maska dhe rroba si të RENEA-s”, flet 55-vje...
  • Protestat e qytetarëve, Taulant Muka: Kancelaritë e Europës...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.